• |
ide | kryesore

Ukraina bën bilancin: Kemi vrarë rreth 90 mijë rusë që nga fillimi i luftës

-Instant, Lajme, Planet



Ukraina ka bërë bilancin e luftës sipas një përditësimi të fundit. Sipas të dhënave, 310 ushtarë rusë kanë humbur jetën në 24 orë duke çuar numrin e të vrarëve në 85,720.

Kjo është bërë e ditur Shtabi i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, sipas mediave të huaja.

Sipas raportit të ushtrisë ukrainase, forcat ukrainase kanë shkatërruar 2.898 tanke, 5.837 automjete të blinduara, 1.889 sisteme artilerie, 395 raketahedhës, 209 sisteme të mbrojtjes kundërajrore.

Gjithashtu, forcat ruse kanë humbur 278 avionë, 261 helikopterë, 4400 automjete dhe 1547 dronë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *