• |
ide | kryesore

Video / Katar 2022: Festa e Zvicrës, kamerunezi Embolo mposht luanët e Afrikës

-Instant, Sport
Zvicrës



Grupi G i Botërorit 2022 në Katar hapet me fitoren 1-0 të Zvicrës ndaj Kamerunit. Në Al Wakrah përfundon 1-0 për ekipin e Yakin, i cili merr tre pikët e para të grupit ku janë Brazili e Serbia. Ndeshja u vendos në minutën e 48′-të nga Embolo i cili shënoi nga disa hapa pas lojës së shkëlqyer të Shaqirit në të djathtë. Përpjekjet e fundit të djemve të trajnerit Song janë të kota.

Në minutat e para të pjesës së parë Zvicra ka kontrollonuar lojën. Por në të 10′-të Kameruni provon të befasojë kundërshtarin me një kundërsulm me Ekambi që humb një mundësi të artë. Sërish provojnë Kamerunasit në minutën e 15-të me Choupo Moting. Por portieri zviceran Sommer ka ndalur tentativën e tyre. Ka shpëtuar mrekullisht në të 30′-ën porta helvete, me Hongla që gjuan një top të cilin Sommer nuk e arrin, por mbrojtja e nxjerr jashtë. Nuk ndalen sulmet e afrikanëve teksa Widmer i heq një top Toko Ekambi në momentin e goditjes. Një goditje këndi në minutën e 45’+2′ për Zvicrën, e goditur më pas me kokë nga Akanji ka shkuar shumë pranë golit të avantazhit. Kështu pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola me kombëtaret që hyjnë në dhomat e zhveshjes.

Vjen goli i Zvicrës

Edhe pjesa e dytë nis me të njëjtat formacione, por me një Zvicër me më shumë besim. Shaqiri depërton në të djathtë dhe shërben për Embolo, i cili nuk gabon. 25-vjeçari shënon në të 48′-ën dhe kërkon falje. I lindur në Yaoundé dhe i natyralizuar zviceran, ai shënon ndaj vendit të tij të origjinës. Kameruni tenton të reagojë me goditjen me kokë të Anguissa-s, më pas është Onana që shmang devijimin e Vargas nga disa hapa dhe bllokon goditjen e Seferovicit në finale. Pavarësisht tentativave të afrikanëve në fund gjithçka mbyllet me fitoren e Zvicrës që merr tri pikët.

Lexo me shume: Shaqiri udhëheq Zvicrën në debutim: Kameruni i beson portierit Onana e napoletani Anguissa



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *