• |
ide | kryesore

VIDEO/ Sulmohet me qershi kryeministri Albin Kurti

-Instant, Arkiva, Lajme
qershi



Aktivistë të Partisë Socialdemokrate të Kosovës kanë hedhur sot qershi ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ngjarja ndodhi pranë selisë së qeverisë së Prishtinës. Pamjet e momentit janë publikuar nga kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj. Ai thotë se akti u ndërmor për shkak të marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë për targat. Sipas Molliqajt, Kurti u soll si fabula e qershive.

“Kryeministri po i përdor diskutimet me qytetarë si platformë për t’i ikur temës kryesore, koncesionit. Ai është i interesuar që tema e mbrëmshme të harrohet sa më shpejt sepse prapa pranimit të djeshëm për çështjen minore, si puna e targave, fshihej çështja madhore, pranimi i Asociacionit.

Ato data e afate ishin për ta ushqyer imazhin prej rezistenti, i cili i dështoi. Kryeministri i hëngri fjalët e tij. Secilën. Bash sikur fabula me qershi. E dëmin po e hajnë qytetarët e vendit, pa dallim. z. Kryeministër, qershizat janë veç për juve”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga PSD.

FABULA E QERSHIVE

Mbi një qershi prapa shtëpisë,
fshehtas kishte hipur një burrë.
E sheh e zonja dhe i bërtet zotnisë:
-Zbrit shpejt, se të qëllova me gurë!

-Ikë, moj zonjë, mos më bëj të zbres
dhe të t’i heq ato që ke mbathur!
-Zbrit dhe ik se s’të zë besë,
se ti te rren, o i fandaksur!

Si ngopet trimi zbret nga qershia
dhe rrugën merr drejt e me vrap,
zonja i bërtet që nga avllia:
-Qershitë i hëngre, qenke dhe rrenacak!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *