• |
ide | kryesore

40 milion euro kokainë në Frakull/ Hetimi u ndal te Viktor Çervanaku

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në përfundim të aksionit për sekuestrimin e 430 kilogramëve kokainë që erdhën nga Kolumbia, në Fier u arrestuan 10 persona. Nga emrat që janë zbuluar deri tani kuptohet se të arrestuarit janë “ushtarë” në hierarkinë e grupit kriminal që porositi kokainën. Një ndër emrat më të lakuar është Viktor Çervanaku, në shtëpinë e të cilit u sekuestrua kokaina e ngrirë në pleh.

Aktori i vogël i Partisë Socialiste në Fier

Ish-kryetar i Komunës Frakull, emri i Çervanakut bëri bujë për shkak të angazhimit të tij politik në radhët e Partisë Socialiste. Në media qarkulloi një foto, kur Çervanaku shfaqet bashkë me kryeministrin Edi Rama. Është po kaq e lehtë të gjesh në internet, momentet kur ai shoqëron Ramën gjatë vizitave në Frakull, si një prej drejtuesve socialistë të zonës.

Aktualisht, Çervanaku ishte emëruar si drejtor i OST-së.

Pritja e kokainës ishte kthyer në biznes familjar. Plehu u porosit nga vëllai i tij, Zeneli, ndërsa i arrestuar është edhe djali i tij, Denilsoni dhe e fejuara e tij.

Por a mund të konsiderohet ky aktor i vogël Partisë Socialiste si njeriu në krye të organizatës që porositi 430 kilogram kokainë? A mund të garantonte ai transportin e një sasie kaq të madhe droge?

Ndalesat e kokainës në disa shtete

Sasia e madhe e kokainës që u nis nga Kolumbia dhe dërgimi i disa kolumbianëve në Shqipëri tregojnë se bëhet fjalë për një operacion që shkon përtej Çervenakut. Ish-kryetari i Komunës së Frakullit konsiderohet vetëm një hallkë e zinxhirit kriminal, por jo më i rëndësishmi. Njësoj si në rastin e kokainës së Xibrakës, nga Kolumbia kishin ardhur disa ekspertë për ta “shkrirë” kokainën.

Roli i tyre ishte të kryenin procesin e ndarjes së kokainës nga plehu. Deri tani flitet për dy kolumbianë të arrestuar dhe një tjetër të shpallur në kërkim me emrin Zamir Rodriguez.

Ngarkesa është nisur nga porti Buenaventura në Kolumbi. Kontenieri me pleh organik ishte i shpërndarë në 20 paleta. Më pas ky kontejner ka bërë ndalesë në Greqi në portin e Pireut, ngarkesë që ishte në tranzit përmes Malit të Zi në portin e Tivarit, ndërsa destinacioni përfundimtar ishte Shqipëria.

Pikëpyetjet për ndërhyrjen

Sipas ekspertit të kriminalistikës Ervin Karamuço lëvizja e një sasie kaq të madhe kokaine nuk mbetet tek familja Çervanaku. Në një intervistë për abc, Karamuço thotë se në raste të tilla, kur flitet për shuma të mëdha parash, kërkohen garantë të fuqishëm për transportin.

“Për shkak se ky është krim transnacional, ne kemi pritësit, por jo porositësin dhe garantët. Kush janë garantët e kësaj? Një garanci që do të vijë nga grupe shumë të organizuara kriminale, që marrin përgjegjësinë që kjo ngarkesë që shkon deri në 40 milion dollarë, do të futet në një prej porteve ku do të kalojë për çertifikim që është pleh kimik, do të kalojë doganën, do të kalojë policinë kufitare dhe të gjithë postoblloqet gjatë rrugës dhe do të vijë në destinacion e paprekur” u shpreh eksperti.


Megjithëse 25 ton pleh nuk janë një sasi e vogël për t’i ikur syrit të policisë dhe megjithëse lëvizja e kokainës ishte mbajtur në vëzhgim prej muajsh, SPAK vendosi të ndërhyjë. Duke pasur si referim rastet e tjera të zbulimit të kokainës, hetimet do të konkludojnë tek Çervenaku, ndërsa porositësit e vërtetë do të mbeten mister./Lapsi.al



9 Comments

    1. Kur bo ti sikur ofendon gegnishten , o hajdut i popullit shqipetare . O pith rop .E di ti qe skapen e mir qe e thu vet se skalo qimja pa e mor vesh shteti o ju shkerdheft ndragheta motrat .

      1. C’ke mo Bonjshaku nga Shijaku. Ke shit nai makine me testate te came sot?!

        Qunat qe shoqeronin ngarkesen ishin nga Veriu. E tha dibrania Kodjana Lala

  1. Pa dyshim bytha e nje ish komunari servil e hajdut nuk mund te jete ai koka qe leviz mall per 40 milion euro.

    Ketu ose jane kriminele te tjere ose jane dollaret e partise qe investohen ne trafiqe.

    Ketu edhe nje here do duket sa ka bythe prokuroria dhe SPAKU te shkojne me thelle.

  2. Ai ka mësuar aq nga politika 32 vjeçare e viteve të fundit se pushteti nuk merret me dhunë. E ka provuar disa herë, sidomos në shtator 1998, dhe çfarë ka pështyrë në drekë, e ka lëpirë në darkë, duke e mbushur selinë e vjetër të tij me metingashë të armatosur

  3. Kush e votoi përfaqësuesin e maxhorancës “mamuthi i korrupsionit” te Banka e Shqipërisë? Fitoi “mamuthi i korrupsionit” me votat e këtyre që i bashkuan me maxhorancën.

  4. Ah plehra ju qifsha robt! E thone pse shkojne cmimet e apartamenteve ne qiell pastaj. Ja prej ketyre pidhrobshave qe duan te pasurohen shpejt me cdo lloj pislleku dhe vetem me pune jo. Kafshe komplet qe ua “sheh hajrin” gjithe kombi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *