• |
ide | kryesore

Me mbështetjen e Metës për protestë? Si përgjigjet Berisha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha, cunguar, pd, territoriale, zgjedhjet



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se për protestën e 6 dhjetorit kanë njoftuar edhe policinë, por siç tha ai, përgjigja që kanë marrë është e diktuar nga kryeministri Rama.

“PD është parti e shtetit ligjor, ka njoftuar policinë. Kushtetuta e Shqipërisë dhe Gjykata Kushtetuese kanë vendosur, është krejtësisht i panevojshëm autorizimi i policisë.

Ne kemi njoftuar. Cila është përgjigja? Ajo që dikton Edi Rama, që bëri gjithçka dhe kujtoi se me këtë rast, do shfrytëzojë samitin për të shtypur liritë dhe të drejtat e popullit opozitar, ne e kishim parashikuar, prandaj thirrëm protestë”.

I pyetur nëse Berisha ka marrë mbështetjen e Metës për protestë, ai u përgjigj si më poshtë.

“Plotësisht, të plotë. Në ndjesitë e mia, kjo është thirrje që është mirëpritur më shumë nga qytetarët në gjithë karrierën time politike. Pse? E gjeni vetë ju”. Kështu u shpreh Sali Berisha.

I pyetur nwse protesta e opozitws do tw ishte e qetw, kryedemokrati e konfirmoi.

“Do të jetë një protestë civile, e cila nuk do të cenojë në asnjë rrethanë sigurinë e mysafirëve. Natyrisht një protestë strikt, armiqësore ndaj Edi Ramës.” 

Lexo më tej: Berisha: Protesta e 6 dhjetorit do të nisë në orën 12:00 

Lexo më tej: Kandidatët e Alibeajt në bashki dalin javën tjetër/ Berisha: Çdo emër është i Edi Ramës 



3 Comments

  1. shko mer shpellar i ndyre se na cave bythen me keto karlliqe Asnjehere nuk vjen dot ne pushtet ti o kadaver e Vucidolit

  2. Komentuesit te revoltuar: Edhe sikur gruan,motren por edhe nenen tende,te kete shnderuar Berisha,nuk besoj se do ishe me i merzitur! Sa keq ,me vjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *