• |
ide | kryesore

Aktorja e filmave për të rritur kandidon për PS-në italiane

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
Aktorja



Aktorja e filmave për të rritur Priscilla Salerno shpall kandidaturën e saj për presidencën e Rajonit të Lombardisë. Ajo ka vendosur të sfidojë emrat e partive të mëdha në këtë raroj të rëndëishëm të Italisë.

Deri tani kam qenë një aktore dhe biznesmene. Nuk është se më ka shkuar papritur në mendje të kandidoj. Është një zgjedhje e peshuar. U bënë 6 muaj që e kam vendosur të garoj me Partinë Socialiste Italiane të Re. Tani të zyrtarizojmë kandidaturën” – shpjegoi 42-vjeçarja.

“Do të doja shumë të përballesha me Letizia Moratti sepse sigurisht që do të mësoja diçka më shumë. A duket absurde që një yll i filmave me “pullë të kuqe” dëshiron të jetë presidente e Lombardisë? Nuk është absurde. Cicciolina ishte një provokim i suksesshëm edhe me radikalët. Dhe u votua nga populli” – thotë ajo.

“Kam ide konkrete. Kam propozime serioze për Lombardinë. Para së gjithash jam sipërmarrëse në radhë të parë. Më pas kam zgjedhur një punë të caktuar. Vetëm në Itali kjo punë është e veçantë. Në Amerikë bukepjekja është njësoj me një aktore hardcore përderisa paguan taksat.

Unë jam katolike. Ndihem socialiste në të gjitha aspektet. Është parti qe nuk ka paragjykime. U jep merita atyre qe duhet. Bettino Craxi do të ishte krenar me mua. Nuk është provokim. Unë kam 6 vjet në politikë, luftoj për të drejtat e grave në sektorin social. Dua një ligj që i lejon gratë të mbrohet vërtet” – tha ajo në një intervistë për Telelombardia.

“Në Lombardi ka shumë gjëra për të ndryshuar, kriminaliteti, infrastruktura, përmirësimi i mirëqenies, shëndetësia, turizmi. Këta politikanë që kemi sot a marrin metronë? Unë marr metronë. Nuk kam shofer. Kam probleme që gjej parkim. Paguaj biletat e spitalit, shkoj në park dhe kam frikë nga hajdutët” – thotë ajo. ©LAPSI.al

Priscilla Salerno, la pornostar si candida per le regionali in Lombardia:  «Sono cattolica e socialista»

Chi è Priscilla Salerno, la pornostar che vuole sfidare Fontana e Moratti  in Lombardia - Secolo d'Italia



2 Comments

  1. Mjafton të ketë siglën e PS dhe bëni lajm edhe sikur të ishte në Peru apo Honolulu.
    Keqardhje deri në dhimbje për nivelin e kësaj gazete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *