• |
ide | kryesore

Berisha: Protesta e 6 dhjetorit do të nisë në orën 12:00

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në konferencën e përjavshme me gazetarët, ku ka folur edhe mbi protestën e 6 dhjetorit. Berisha sqaroi se protesta ka si synim të paraqesë të vërtetat e shqiptarëve. Ai gjithashtu zbuloi se protesta do të nisë në orën 12:00

Pjesë nga diskutimi:

E keni njoftuar policinë për protestën?
PD ka njoftuar policinë, kushtetuta e Shqipërisë ka vendosur që është i panevojshëm marrja e lejes. Cila është përgjigjja, është ajo që dikton Edi Rama. Ai do të shfrytëzojë samitin për të shtypur të drejtat dhe liritë e popullit opozitar.

Do të jetë një protestë e qetë?
Do të jetë një protestë civile, e cila nuk do të cenojë në asnjë rrethanë sigurinë e mysafirëve. Natyrisht një protestë strikt, armiqësore ndaj Edi Ramës.

Cili nga aleatët e PD-së keni ftuar t’i bashkohet kësaj proteste?
Aleatët janë të mirëpritur. Ftesa ime është për të gjithë aleatët dhe popullin opozitar. Çfarë vendimi marrin është në tagrin e tyre.



12 Comments

  1. Turpi i shqiperis.
    Vecse per bythen e tij mendon.
    Do thjesht ate dite, te mare vemendjen e shtypit. Dhe ti tregoj perendimit, qe sado qe nuk me perfillni un bej ligjin te opozita qe ka ngel.

    1. Cdo dite largohet nje shok i aferm familjar, spo njohim me lagjen komshinjte, eshte boshatisur kafeneja , vetem spiroja 88 vjec fle ne karrike,tmerr

      Protesta kunder zbimit te te afermeve tane

  2. Jemi pa srehe ne koke, shtepite i prishi Veliaj dhe na mashtroi me bonusin . U be tre vjet nga termeti dhe mbetem ne qiell te hapur.
    Pse te ndodhe kjo ca faji ka familja ime?

  3. Jemi skllever moderne punojme 12 ore taksi per 400mije leke vetem e diela pusbim licensen ma hoqi rama si ta mbaj familjen?

  4. Duhen protesta te fuqishme per te larguar kete qeveri nje ore e me pare pasi ajo po largon shqiptaret cdo dite nga vendi i tyre dhe po i zevendeson me bangladeshas, indjane, sri lankeze dhe oligarke.

  5. Telo. Mblidh mendjen. Nuk largohet qeveria me protesta por me vote. Jam dakort me ty vetem kur keto protesta organizohet nga populli por ja nga partite aq me teper nga nje komunist plak dhe te poshter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *