• |
ide | kryesore

Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e PD për ‘investimet strategjike’

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi mazhoranca kundërshtoi disa kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor për “Për verifikimin e mënyrës së zbatimit të ligjit “Për investimet strategjike”, 28 deputetë të PD-së iu drejtuan Kushtetueses në muajin korrik, duke pretenduar se “është cenuar e drejta e pakicës parlamentare për të kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor”.

Deputetët demokratë i kërkuan Kushtetueses që të interpretonte në mënyrë përfundimtare nenin 77/pika 2 të Kushtetutës, që parashikon se Kuvendi ka të drejtë dhe me kërkesë të një të katërtës të të gjithë anëtarëve është i detyruar të caktojë komision hetimor për të shqyrtuar një çështje të veçantë.

Por në mbledhjen e datës 28 tetor, Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos e pranojë kërkesën e PD-së për shqyrtim në seancë plenare, me argumentin se nuk plotëson kriteret formale, pasi kishte më pak firma deputetësh se ¼ e Kuvendit, një numër i domosdoshëm për të shqyrtuar një “mosmarrëveshje kompetencash”.

“Në kushtet kur konflikti i krijuar si rrjedhojë e vendimit të kundërshtuar të Kuvendit nr. 53/2022, në thelb, ka të bëjë me një mosmarrëveshje kompetence, Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson se në çështjen në shqyrtim një grup prej jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, si subjekt kushtetues i ndryshëm nga një e katërta e deputetëve, nuk përbën subjekt në konfliktin kushtetues,” thuhet në arsyetimin e vendimit, duke mos legjitimuar si subjekt në kërkesën drejtuar Gjykatës.

Ndërkohë, në arsyetim të vendimit ritheksohet dhe një herë detyrimi kushtetues i Kuvendit për të miratuar kërkesën e pakicës për hetim parlamentar.

Kundër këtij arsyetimi ishin anëtaret Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari, të cilat në arsyetimin e pakicës, vlerësojnë se kërkesa plotësonte kushtet për fillimin e gjykimit kushtetues dhe duhej të kalonte për shqyrtim në seancë plenare. Sipas tyre, duhej të merrej parasysh e drejta e 1/5 së deputetëve për të vënë në lëvizje gjykatën dhe gjykata të bënte një interpretim përfundimtar të dispozitës kushtetuese.

PD tentoi të ngrinte një hetim parlamentar, pasi Komiteti i Investimeve Strategjike mori vendim për t’i dhënë statusin “investitor strategjik” Artan Gaçit, ish-deputet socialist dhe bashkëshort i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Deputetët që kërkuan hetimin pretenduan se ligji po zbatohej në mënyrë klienteliste dhe jo transparente. Sipas tyre, statusin e investitorit strategjik, që parashikon vënie në dispozicion të pronave publike dhe benefite të tjera, e kanë përfituar njerëz pranë pushtetit dhe jo investitorë të huaj siç ishte qëllimi i ligjit.

Kërkesa e parë u rrëzua në konferencën e kryetarëve, pasi deputeti Agron Duka u tërhoq nga firma në momentin e fundit, por PS-ja rrëzoi me votim në seancë dhe kërkesën e re të plotësuar me firmat e 35 deputetëve./ BIRN



4 Comments

  1. Te qifsha drejtesine e kurvave. Revolucioni , prerja e kokave dhe terheqka zvarre e ketyre kurvave i lan hesapet me keto kurva .

  2. I pa emer i ores 17:39 ke shume te drejte ne komentin tend se ja shiko bythq e xonit menjehere tu pergjigj se filloj ti bashkohet truri me zorren e trashe dhe na nxjerr mendime te dhishme por prit se do te kete te tjere bythq qe nuk do jene dakord me ty se ashtu rrace jane .Ptu rrace muter komuniste rilindas robte ku ti kini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *