• |
ide | kryesore

Kim Kardashian kritikohet nga fansat, shkak Tristan Thompson

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian u kritikua pasi u shoqërua me ish partnerin e motrës së saj Tristan Thompson në  festën e Falenderimeve.

Themeluesja e Skims postoi në Instagram të enjten se ajo dhe Thompson vizituan një qendër paraburgimi për të mitur në Los Angeles për të darkuar me të rinjtë përpara festës. “Këtë vit jam vërtet mirënjohëse për njerëzit që kam takuar në të gjitha burgjet anembanë vendit,” shkrujti ajo në një seri fotografish nga ngjarja. “Këtë javë @realtristan13 dhe unë patëm një darkë frymëzuese me të rinjtë e burgosur në kampin Kilpatrick.”

Kim shtoi, “Këta të rinj kanë fituar rrugën e tyre në këtë kamp model në Malibu për sjellje të shkëlqyer. Shumë prej tyre janë në klasat e kolegjit dhe kanë bërë ndryshime të mëdha në jetën e tyre.” “Pjesa ime e preferuar në darkën tonë ishte të shkoja rreth tryezës dhe të dëgjoja se cilat janë ëndrrat dhe aspiratat e tyre”, përfundoi ajo. “Mezi pres t’i shoh të gjitha të realizohen.”

Mirëpo, takimi nuk u prit mirë  nga fansat të cilët e kritikuan për praninë e Thompson.“Pse? Pse po e bën këtë me Tristanin pas asaj që ai i bëri motrës?”, shkroi një person. Një tjetër ndjekës komentoi: “Më në fund e futën Tristanin në burg”.

Lojtari i NBA-së, i cili ndan vajzën True dhe një djalë me Khloé, e tradhtoi atë disa herë gjatë marrëdhënies së tyre.Thompson u kap për herë të parë duke qenë jobesnik ndaj themelueses së Good American një fundjavë para se ajo të priste vajzën e tyre, True, në prill 2018. Pasi Khloé e fali, ai u pa me ish-miken e Kylie Jenner, Jordyn Woods në një festë./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *