• |
ide | kryesore

Laboratori i drøgës në Fier, Artan Hoxha bën një paralajmërim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Artan



Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me laboratorin e drøgës të zbuluar në Fier në kuadër të një operacioni të SPAK me DEA-n amerikane dhe policinë malazeze.

Lexo më tej: DEA pas køkainës në Tiranë/ Arrestohet zyrtari shqiptar (VIDEO) 

Hoxha tha se ka një laborator tjetër në jug të vendit, i cili është funksional. Ndërkohë, laboratori që u gjet në Fier ende nuk ishte vënë në punë, pasi nuk ishte nxjerrë kokaina nga thasët me pleh kimik.

“Gjatë gjithë këtij viti kamm folur për një laborator tjetër në jug të vendit dhe nuk është ky. Ky nuk u vu në funskion, po të ishte vënë në funksion do të ishte nxjerrë kokainë”, tha Artan Hoxha.

Gazetari shtoi gjithashtu se zona ku u gjet laboratori është mjaft e rëndësishme. Pasi Frakulla e Madhe është një nga komunat më të mëdha në vend. Dhe, si rrjedhojë ish-kryekomunari është një personazh i rëndësishëm për zonën.

“Uroj që SPAK të ketë gjetur edhe fije të tjera, kush i ka ndihmruar qoftë me dijeni qoftë pa dijeni, me idenë që po ndihmojnë një personazh të rëndësishëm”, tha gazetari në Abc.

Lexo më tej: Operacioni në Fier, SPAK: U sekuestruan 430 kg køkainë me vlerë 40 milionë euro 



6 Comments

  1. Gazetari Artan vetem gazetar nuk eshte, nese eshte ne dijeni dhe ka prova e publik9n dge nje kopje e çon ne prokurori. Nese kerkon mbrojtje e gjen kollaj edhe jashte shqiperise, por me thashetheve e gjysem te verteta kemi 30 vite qe fleme mbi dafina.

  2. Ky eshte ai qe zevendeson Baba Jagen.
    Parashikon te ardhmen, te sotmen e njeh me detaje. Ky duhet shpallur aset kombetar. Ne se shitet, mund te vleje me shume se Porti i Durresit.

  3. Nqs paske dijeni per nje laborator funksional ne Jug perse nuk e raporton ne SPAK por del e ben katunarin interesant o kokeloqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *