• |
ide | kryesore

Ghafouri arrestohet për ‘propagandë kundër Shtetit’: lojtarët e Iranit kthehen të këndojnë himnin

-Instant, Sport
Ghafouri, Irani, Iran



Pas protestës së heshtur në ndeshjen hapëse kundër Anglisë, lojtarët e Iranit kënduan rregullisht himnin para ndeshjes kundër Uellsit. Emocion i madh në tribunë, me disa tifozë të shpërthyer në lot. Ndërkohë në Iran situata është gjithnjë e më e tensionuar dhe një futbollist Voria Ghafouri është arrestuar, pasi ka mbështetur protestën kundër regjimit përmes rrjeteve sociale.

Voria Ghafouri u arrestua nga autoritetet iraniane. Akuza ishte “fyerje dhe prishje e reputacionit të kombëtares dhe propagandë” kundër shtetit. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia iraniane e lajmeve Fars. Në vitet e kaluara, Ghafouri ka luajtur për kombëtaren iraniane, por nuk është në skuadër për Botërorin aktual në Katar. Mësohet se futbollisti është arrestuar pas një seance stërvitore të skuadrës së tij Foolad Khuzestan me vendim gjyqësor. Në të kaluarën, Ghafouri ka kritikuar rregullisht problemet e përgjithshme shoqërore në Iran në mediat e tij sociale.

Ai i regjimit teokratik të Teheranit ishte një paralajmërim për lojtarët e kombëtares iraniane. Mbrojtësi 35 vjeçar, Ghafouri ka origjinë kurde dhe ka pasur më parë fërkime me autoritetet islamike. Nga rrjetet e tij sociale, ai mbështeti protestat që shpërthyen në vend, për të drejtat e grave. Futbollisti vizitoi zonat e banuara nga kurdët, për të shprehur solidaritetin me familjet viktima të represionit.

“Kam folur me miqtë në Teheran, Ghafouri u arrestua në sy të djalit të tij të madh 10-vjeçar. Dhe gruaja e tij është shumë e shqetësuar, si të gjithë ne”, tha për Ansa Andrea Stramaccioni. Ish-trajneri i Inter ka punuar me Ghafourin kur drejtonte Esteghlal në vitin 2019.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *