• |
ide | kryesore

Çmim tavan për naftën ruse? Biden: Po vazhdojnë bisedimet

-Instant, Arkiva, Planet
Biden



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të enjten se tavanet e çmimit për naftën ruse, të propozuara nga vendet e G7ës, po vazhdojnë të shqyrtohen. Ai shtoi se bisedoi me Sekretaren e Thesarit, Janet Yellen, për këtë çështje.

“Po, janë ende të vlefshme”. Kushtu u tha Presidenti Biden gazetarëve. Deklarata erdhi gjatë një vizite me rastin e Festës së Falenderimeve në një stacion zjarrfikësish në Ishullin Nantucket.

Qeveritë e Bashkimit Evropian pritej të rifillonin bisedimet mbrëmjen e së enjtes apo të premten. Pasi nuk arritën një marrëveshje të mërkurën për nivelin e tavanit të çmimit që i duhet vendosur naftës ruse që transportohet nga deti.

Administrata e Presidentit Biden e percepton kufizimin e çmimeve si një mënyrë për t’i ulur Rusisë të ardhurat nga nafta, që është një burim kryesor financimi i luftës që ajo po bën në Ukrainë, por ndërkohë dëshiron të ruajë vazhdimësinë e furnizimit dhe të shmangë rritjen e mëtejshme të çmimeve.

Grupi i Shtatëshes (G7), pritet të zbatojnë më 5 dhjetor tavanin e çmimit për naftën ruse. Bëhet fjalë për naftën që eksportohet përmes detit. në G7 marrin pjesë SHBA, si dhe shtete nga BE dhe Australia.

Rreth 70% – 85% e naftës së papërpunuar eksportohet nga Rusia në anije me kontenierë. Thelbi i vendosjes së tavanit të çmimit është se ndalon transportin. Si dhe sigurimin dhe ri-sigurimin nga kompanitë e siguracioneve për ngarkesat e naftës së papërpunuar ruse në mbarë globin, nëse nuk shitet nën çmimin e vendosur nga G7 dhe vendet aleate./VOA

Lexo më tej: Stoltenberg: Nuk do të ketë paqe nëse fiton Rusia 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *