• |
ide | kryesore

Policia nuk i jep leje PD për protestën e 6 dhjetorit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Policia



Policia e Shtetit ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të mbajtur një protestë më 6 dhjetor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në një shkresë që drejtori i policisë së kryeqytetit i ka dërguar selisë blu thotë se shkak është samiti BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në të njëjtën datë.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika i thotë përfaqësuesit të PD-së, Ervin Minarolli se tubimi do të cenonte sigurinë kombëtare. Policia i sugjeron PD-së që të mbajë tubimin në një vend tjetër alternativ, jashtë këtij perimetri të sigurisë të caktuar.

“Vendosa të ndaloj zhvillimin e tubimit të kërkuar nga ana Juaj në datën 06.12.2022, ora 12.00 deri në orën 16.00, në vendin e përcaktuar në kërkesë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar për të garantuar të drejtën e çdo qytetari për të marrë pjesë në tubime paqësore dhe mirëpret çdo njoftim Tuajin për zhvillimin e tubimit në një vend alternativ, jashtë perimetrit të sigurisë.

Ju sjellim në vëmendje se, për veprime në kundërshtim me ligjin, do të ndërmerren masa administrative dhe penale, në zbatim të gërmes “a”, neni 24, i Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001 “Per Tubimet”, neni 262 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, – përfundon letra e Lorenc Panganikës. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Mbërrin në Polici kërkesa e PD, mësohet vendi dhe kohëzgjatja e protestës së 6 dhjetorit



8 Comments

  1. Meqene se nuk lejohet Le ta bejme siç bene iranianet ne ’78 qe Benin proteste nga drtaret e tyre me thirrje kunder qeverise te Iranit

  2. Policia e lejon protesten, por jo brenda perimetrit te sigurise se Samitit.

    Ky eshte lajmi i sakte.

    Nderkohe SPAK na dha 2 sihariqe sot.

  3. Ai ka mësuar aq nga politika 32 vjeçare e viteve të fundit se pushteti nuk merret me dhunë. E ka provuar disa herë, sidomos në shtator 1998, dhe çfarë ka pështyrë në drekë, e ka lëpirë në darkë, duke e mbushur selinë e vjetër të tij me metingashë të armatosur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *