• |
ide | kryesore

Së shpejti një film për jetën e Naomi Campbell

Paparazzi, Slider
Naomi Campbell



Naomi Campbell është gati të sjell jetën e saj në ekran. Supermodelja zbuloi se dëshiron që dikush i panjohur ta luajë atë në një biografi për jetën dhe karrierën e saj.

“Do të doja të ishte dikush, i cili është i panjohur. Mundësisht dikush nga Londra e Jugut,” tha ajo për Daily Mail.”Unë kam pasur suksesin tim dhe dua të shoh suksesin e gjeneratës së ardhshme.” Ndërsa modelja nuk ka dhënë detaje në lidhje me specifikat e projektit të mundshëm, sigurisht që ka mjaft materiale nga karriera e Campbell. Megjithatë, ajo ka edhe disa histori jo aq magjepsëse për të ndarë.

Kur filloi karrierën e saj të modelingut, Naomi  luftoi me varësinë nga substancat,  gjë që përfundimisht e çoi atë në rehabilitim në 1999.

“Nuk kam pasur kurrë turp nga varësia me substancat. Nuk kam bërë kurrë pushim. Më në fund thashë: “Dua të iki. Zgjodha të bëja një telefonatë për të shkuar në rehabilitim”, ka treguar modelja. Gjithashtu, vitin e kaluar foli për sakrificën e madhe që iu desh që të kishte sukses. “Unë do të thoja se sakrifica është me të vërtetë gjetja e atij shpirti binjak që do t’ju kuptojë,” tha ajo për The Cut.

Ndërsa nuk pati një partner romantik afatgjatë, Campbell mirëpriti fëmijën e saj të parë vitin e kaluar.“Një bekim i vogël i bukur më ka zgjedhur mua të jem nëna e sajE nderuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time. Nuk ka fjalë për të përshkruar lidhjen e përjetshme që tani ndaj me ty, engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe”, shkroi Naomi në instagram./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *