• |
ide | kryesore

Tentoi të vidhte shtëpinë e komshiut, arrestohet 30- vjeçari në Berat

-Instant, Lajme, Të fundit
polici, Elbasan, arrest, arrestohet



Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit. I riu ka tentuar të vjedhë banesën e fqinjit të tij në fshatin Vodicë. Blutë arrestuan shtetasin A.K., i cili do të përballet me akuzën për këtë vepër penale.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 30 vjeç, banues në fshatin Vodicë, Poliçan, pasi gjatë natës, në fshatin Vodicë, tentoi të vidhte në banesën e një shtetasi”, njofton policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *