• |
ide | kryesore

Video/ Dështim total i Katar, duhet një mrekulli për 1/8: Senegal ringrihet me Dia e merr fitoren e parë

-Instant, F1, Sport, Video
Dia



Fitorja e parë e Senegal në Botërorin 2022. Në Doha, kampionët e Afrikës mundën 3-1 mikpritësit e Katarit, tani një hap larg eliminimit. Golat e Dia (41′), Diedhiou (48′) dhe Dieng (84′) vendosën ndeshjen. Goli i vetëm katariot në turne deri tani ëshë i Muntari, që shënoi 1-2 momental në minutën e 78. Në ditën e fundit të fazës së grupeve, Senegal do të përballet me Ekuador. Ndërsa ekipi i Sanchez do të përballet me Holandën në takimin e fundit.

Fitorja e parë e kampionëve të Afrikës në Kupën e Botës 2022 erdhi pikërisht përballë organizatorëve të Katar, në ditën e dytë të Grupit A. Në stadiumin Al Thumama vendosën golat e Dia, sulmuesit të Salernitanës në minutën e 41. Pastaj, në pjesën e dytë, Diedhiou dyfishoi në minutën e 48 dhe në fund Dieng në minutën e 84 mbylli çdo histori. I kotë goli me të cilin Muntari kishte shkurtuar distancën për Katarin në minutën e 78.

Lexo më tej: Video / Katar 2022: Holanda nuk shkëlqen, por fiton në limite ndaj Senegal falë Gakpo dhe Klaassen

Një sukses që rikthen Senegalin në lojë për kualifikim. Kampionët e Afrikës do të mbyllin grupin me Ekuadorin, në një ndeshje vendimtare. Organizatorët e Katar, nga ana tjetër, janë pothuajse jashtë Kupës së Botës. Eliminimi mund të jetë zyrtar tashmë në rast të mungesës së suksesit të Ekuadorit me Holandën, kundërshtarin e fundit të të besuarve të Sanchez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *