• |
ide | kryesore

Australia kërkon të përsërisë 2018-ën: Tunizia ëndërron 1/8 për herë të parë në histori

-Instant, F1, Sport
australia



Australia do të mundohet të rimarrë veten nga humbja e rëndë ndaj Francës, kur të vazhdojë fushatën e tyre në Grupin D. Australianët për të shpresuar në një kualifikim në Kupën e Botës, duhet të fitojnë me çdo kusht kundër Tunizisë. Socceroos pësuan një humbje 4-1 ndaj Francës, debutim. Tunizia, ndërkohë, vjen në përballje me një pikë më shumë. Afrikanët vijnë nga një barazim pa gola me Danimarkën, në ndeshjen e tyre të parë të turneut 2022.

TUNIZIA

Tunizia po garon në finalet e Kupës së Botës për herë të gjashtë në historinë e saj. Afrikanët po kërkon të kalojnë për herë të parë në raundin eliminator të kompeticionit. Tunizia nuk arriti të fitonte asnjë ndeshje në grup gjatë turneve të vitit 1998, 2002 dhe 2006. Gjërat shkuan dicka më mirë në 2018, kur ata arritën të marrin një fitore në Rusi. Edhe në Katar ata kanë bërë një fillim pozitiv të turnet, duke frenuar një Danimarkë të talentuar, në një barazim pa gola. Ndeshja e fundit dhe më e vështira e Tunizisë në grup do të jetë kundër Francës të mërkurën e ardhshme. Kështu që shanset e tyre për t’u kualifikuar në raundin eliminator mund të varen kryesisht nga rezultati i tyre kundër Australisë.

Skuadra e Jalel Kadri mundi Malin në raundin e tretë kualifikues për të kaluar në finalen e Kupës së Botës. Tunizia, në fakt, nuk ka humbur asnjë ndeshje konkurruese që nga janari. Performanca e Tunizisë kundër Danimarkës me siguri do t’i ketë dhënë atyre mjaft inkurajim përpara kësaj ndeshje. Nuk janë fare të panjohur dy skuadrat, duke qenë se ajo kundër Australisë do të jetë përballja e tretë. Takimi i tyre i vetëm konkurrues është fiksuar në Kupën e Konfederatave në qershor 2005, ku Tunizia triumfoi 2 -0.

AUSTRALIA

Australia, siç u përmend, do të hyjë në këtë ndeshje pas humbjes 4-1 ndaj kampionëve të botës, Francës. Pokeri i Gjelave i ka lënë tashmë Socceros në një pozicion të vështirë në Grupin D. Australia kaloi në epërsi ndaj ekipit të Didier Deschamps në minutën e nëntë me Craig Goodëin. Franca reagoi dhe shënoi katër herë me Adrien Rabiot, Olivier Giroud (dy) dhe Kylian Mbappe. Rezultati e la Australinë në fund të grupit. Për të siguruar vendin e tyre në Kupën e Botës 2022, skuadra e Graham Arnold mundi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe më pas Perunë me penallti. Më pas, ata mposhtën Zelandën e Re në dy miqësore në fund të shtatorit, për të konfirmuar formën.

Lexo më tej: Video/ Franca është një spektakël: Australia gënjen veten, pastaj Giroud, Rabiot e Mbappé fiksojnë pokerin

Formë që nuk u shfaq kundër Bleus. Australia ka qenë e pranishme në secilin nga pesë Botërorët e fundit. Ata janë eliminuar në fazën e grupeve në tre pjesëmarrjet e fundit, duke fituar vetëm një herë në proces. Kombëtarja australiane arriti në raundin e 1/8 në vitin 2006, kur u rendit e dyta në Grupin F pas Brazilit. Pastaj u dorëzuan 1-0 ndaj Italisë në raundin e parë me eliminim direkt, por do të donin ta provonin edhe njëherë. Vetëm se për ta bërë duhet të mposhtin Tunizinë.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Tunizisë:
Dahmen; Bronn, Meriah, Talbi; Drager, Skhiri, Laidouni, Abdi; Khazri, Jebali, Msakni

Formacioni i mundshëm i Australisë:
Ryan; Atkinson, Souttar, Rowles, Behich; Mooy; Leckie, Irvine, McGree, Goodwin; Duke



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *