• |
ide | kryesore

Favoriti për Kupën mund të eliminohet me dy ndeshje: Argjentina e Messit rrezikon shumë kundër Meksikës

-Instant, F1, Sport
Argjentina



Favoriti për Kupën e Botës rrezikon të dalë nga turneu pas vetëm dy ndeshjesh. Natyrisht Lionel Messi dhe Argjentina nuk duan ta cojnë as nëpër mend një gjë të tillë, por për ta evituar, duhet të mposhtin fillimisht Meksikën. Seleccion ka nga 1986 që nuk arrin një trofe të madh dhe për Messin do të jetë hera e fundit që mund të provojë ti afrohet Maradonës. Tekniku Scaloni duhet të mbledhë shpejt trupat përpara se të përballet me kombin që priti suksesin e tyre të fundit në këtë nivel, por me të cilët rivaliteti është i egër. Konfliktimi i tifozëve tre ditë më parë është vetëm antipasta e një beteje që do të shërbehet në Lusail.

ARGJENTINA

Me shpresat për kualifikimin në Kupën e Botës të reduktuara në maksimum, Argjentina kërkon të harrojë dështimin e bujshëm në debutim. E megjithatë detyra është delikate kur të përplasen në Grupin C me rivalët e Meksikës. Në Kupën e fundit të Messi, kur Albiceleste kërkon trofeun e tretë globale, Arabia Saudite ia bëri gjërat e vështira, por Meksika mund tia bëjë të pamundura, pasi i mbijetoi një barazimi në hapje me Poloninë. Që nga humbja ndaj Brazilit në Kupën e Amerikës 2019, Argjentina kishte nisur një seri rekordi kombëtar prej 36 ndeshjesh si e pamposhtur, por u trondit nga kundërshtari që nuk imagjinohej, Arabia Saudite.

Tani, Meksika qëndron një pikë mbi Argjentinën në renditje dhe në këtë pikë kush rrezikon më shumë janë bardhekaltrit. Pasi mundën El Tri në edicionin e parë të Kupës së Botës në vitin 1930, argjentinasit kanë eliminuar së fundmi rivalët e tyre latinë dy herë në 1/8 e finaleve. Ata gjithashtu mbeten të pamposhtur në 10 takimet e fundit mes tyre, duke nisur nga viti 2004.

MEKSIKA

Një barazim pa shumë ngjyra dhe shterpë, si 0-0 me Poloninë në debutim, rrallë herë mund të japë kënaqësi. E megjithatë, në disa aspekte, pika këtë herë u prit me mirënjohje nga të besuarit e Tata Martinos në fund. Ky rezultat krijon një përballje potencialisht të rëndësishme me Argjentinën, për sa i përket kualifikimit në Grupin C. Meksika synon të arrijë edhe një herë në fazën eliminatore, në paraqitjen e tyre të tetë radhazi në Kupën e Botës. El Tri janë eliminuar në 1/8 në secilën prej shtatë tentativave të tyre të fundit. E ish-trajneri i Argjentinës Martino është njeriu i ngarkuar për të ndalur këtë tendencë duke sfiduar pritshmëritë dhe duke arritur në çerekfinale. Aty ku Meksika mungon nga viti 1986, kur kundërshtari i tyre ngrinte kupën e Botës.

Të gjitha këto statistika do të luanin në favor të Argjentinës nëse precedentët do të kishin ndonjë vlerë, por bota tani do të shikojë me ankth nëse Messi e të tjerët do t’i përgjigjen goditjes sizmike të shkaktuar nga sauditët, apo do ti japin lamtumirën turneut pas dy ndeshjesh.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Argjentinës:
E. Martinez; Montiel, Romero, Li. Martinez, Tagliafico; De Paul, Paredes, Mac Allister; Messi, La. Martinez, Di Maria

Formacioni i mundshëm i Meksikës:
Ochoa; Sanchez, Montes, Moreno, Gallardo; Alvarez, Herrera, Chavez; Lozano, Martin, Vega



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *