• |
ide | kryesore

Ilir Meta “kap” një dekoratë nga…Mongolia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka bërë me dije se ka pritur ditën e sotme delegacionin e kryesuar nga Kryetari i grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Mongoli, z. Battumur, të cilët janë duke zhvilluar një vizitë zyrtare në vend.

Meta shkroi se ka pranuar me kënaqësi dekoratën e lartë të akorduar nga Presidenti i Mongolisë Ukhnaa Khurelsukh, ndërsa shtoi se takimi ishte shumë miqësor mes palëve.

Postimi i plotë:

Prita sot delegacionin e kryesuar nga Kryetari i grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Mongoli, z. Battumur, të cilët po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë nga Kuvendi i Shqipërisë.
Pranova me kënaqësi dekoratën e lartë të akorduar nga Presidenti i Mongolisë, z. Ukhnaa Khurelsukh.
Takimi ishte shumë miqësor dhe i urova një vizitë të mbarë në ditët në vijim.



13 Comments

  1. He Likia e kapi nje dekorat te fuqishme nga…….. Mongolia😜😜😜🤣🤣🤣.
    Po 💩 sali. Pse nuk ben ndonje lobim andej nga Chadi ose Guinea. Si per inat te Likes.

  2. Si ta bind doren mos te shkruaj kur ne koke po me vlone gjaku, po etiken si ta ruaj ,te mos shaj cfare ju mban pragu.

  3. Puna eshte se kur eshte bere dekorata Meta ka qene president dhe kur ata e kane shtypur ne Moske letren me motivacionin deshen 3 muaj .
    Meta ka marre nje dekorate ne mbrapa dhenie ne prapavije.
    Neise i ka qejf dekoratat dhe parate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *