• |
ide | kryesore

Kandidati i Alibeajt: Me Berishën mik, ose armik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme Agron Kapllanaj u prezantua si kandidat për kryetar bashkie të Mallakastrës. Në një prononcim për Ora News ai foli rreth kandidaturës së tij, mbështetjes që pret të marrë nja qytetarët si dhe për akuzat që i janë bërë se bashkëpunon me Ramën.

Mendoni se do ti bashkoni demokratët për zgjedhjet lokale të 14 majit?

Agron Kapllanaj : Mendoj se demokratët janë të bashkuar dhe për më tepër rreth emrit Agron Kapllanaj. Pothuajse pjesa dërrmuese janë të bashkuar por dhe ata që kanë një mendim ndryshe për momentin me vazhdimin e kësaj rruge që kemi nisur do ti bashkohen kësaj kandidature.

Jeni përfolur nga ish kryeministri Berisha si një kandidat i Ramës si do ta komentonit këtë?

Agron Kapllanaj: Me thënë të drejtën pema që ka kokrra gjuhet thotë populli. Kështu që për sa kohë nuk i jam bashkuar nismës së zotit Berisha do të thotë se ai nuk e ka pritur mirë dhe dy rrugë ka me Sali Berishën o mik o armik. Qytetarët e Mallakastrës më njohin shumë mirë dhe e dinë që nuk bëj kompromise, nuk bëj pazare të pista në kurriz të qytetarëve shqiptarë e aq më tepër të qytetarëve.



6 Comments

  1. Kjo është ti kujtosh atij pafuqinë që ka, impotencën fizike dhe mbi të gjitha vdekjen e mekanizimit të shantazhit që ai ka përdoru 30 vite në politikë, dhuna mbi kundërshtarin.

    Ai është sot një plak i vetmuar që nuk ngre dot pantallonat e veta, ndërsa këta e këshillojnë “mos të ushtrojë dhunë”. Nuk besoj se ka gjë që e xhindos më shumë.

  2. Shikoni o gazetare mortje!
    Titulli juajni qelbur, per nje presje te keqvendosur i prish kuptimin komplet frazes se kandidatit.
    Ai shprehet “Me Berishen, mik ose armik”(ku presja ne kete rast zevendeson foljen qe mungon)), po ku k@rin e merrni vesh ju!)

    Nderkohe ju e keqshkruani “Me Berishen mik, ose armik” !!!!!!
    Dmth., njeriu i ngarte qe e lexon, po edhe ai qe e ka deklaruar nga Mallakastra, nuk di akoma nese eshte mik apo armik me Berishen…..😁😁😁😁😁😁😁😁😁
    O mortje dinamiti te gjuhes shqipe!

    1. Që kjo është shprehja e saktë as diskutohet.Se ky dhe ata kanë mendësi komuniste.Tani çfarë po bëjnë.Per inat jo vetëm të Berishës por të PD shpallin kandidaturën.Pra e konsiderojnë veten armiq të hapur kundër votës e konkurimit.Berisha është vetëm një administrator dhe s’mund të konsiderohet as mik as armik.Keta janë mësuar t’jua japësh çdo gjë gati pa garë.Perse nuk hyn në garë në primare atëherë???

  3. Ky e shpalli kantidaturen e tij si konkurent i grupit te Berishes.Pra eshte futur ne gare jo per te mare bashkine ne gare me kantidatin e ps se rames,po me ate te Berishes.Kolone te peste shqiperia ka patur ne gjithe historine e saj qe nga koha e Skenderbeut me hamzate deri me sot me kete karragjoz te bashes.Nje njeri normal ne keto momente me ramen qe sben zgjedhje te lira ,te futet ne gare me grupin e alibejbashes ,vetem te verberit se kuptojne qellimin.Dikush me larte tha se do mari shtate vota ,e kish kuptimin se do e votonte familja e tij.Jo as familja e tij sdo e votoi,se disa zera thone qe familja e tij sja pranon te kantidoi,por i thote mos e bej,se do na turperosh,do tallet mallakastra me ty.Po mendoj se keto vota do i mari po votoi basha,alibeaj,bardhi, gjekmarkaj,balla,spiropali dhe kryetarja e kuvendit nikolla ne mallakaster.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *