• |
ide | kryesore

Kim reagon pas pretendimeve se Kanye i tregoi foto intime stafit të tij

Paparazzi, Slider



Pasi “Adidas” ndërpreu lidhjet me Kanye West për shkak të komenteve të tij antisemitike, ish-punonjësit e markes kanë pohuar se reperi u ka treguar stafit pornografi dhe imazhe eksplicite të ish-bashkëshortes Kim Kardashian si një “taktikë frikësimi”.

Në lidhje me këtë pretendim të shëmtuar ka reaguar edhe Kim Kardashian.
Një burim i afërt me të, tha se ylli televiziv po ‘vlerësonte’ pretendimet dhe po punonte për të ‘konfirmuar’ detajet.

“Kim është e neveritur. Ajo ndihet e dhunuar dhe e tmerruar”, u shpreh i njëjti burim.
Disa ditë më parë një person pohoi se West i tregoi atij një foto të qartë të yllit të realitetit televiziv gjatë një interviste pune në vitin 2018.

“Gruaja ime sapo ma dërgoi këtë”, dyshohet se i tha reperi i “Heartless” teksa kishte nxjerrë një foto “shumë zbuluese dhe personale” të Kardashian në telefonin e tij.

Të paktën edhe një ish-punonjës tjetër ka treguar se ka pare një video eksplicite të Kardashian – e cila bëri kërkesë për divorc nga reperi në 2021.
Kur u pyet se West tregonte foto të themelueses së Skims, një person i tretë me sa duket i konfirmoi akuzat. Ata pretenduan se West “nuk kishte frikë të shfaqte imazhe eksplicite ose të fliste për situata që duheshin mbajtur private”.
Madje, ai u tregoi atyre edhe një video pornografike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *