• |
ide | kryesore

Laboratori i kokaìnës në Fier, lihen në burg 10 të arrestuarit

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest në burg” për 10 personat e arrestuar për laboratorin e drogës që u zbulua në Frakull të Fierit. Ata akuzohen për “grup të strukturuar kriminal” dhe “trafik ndërkombëtar droge”. Të arrestuarit janë shoqëruar në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri të ditur dje se sasia e drogës e cila dyshohet se ishte përzier në 24 tonë pleh kimik mund të arrijë në 430 kilogramë kokainë dhe vlera e saj në treg, sipas prokurorëve shkon në 40 milion euro. Mes të arrestuarve bëhet fjalë për ish-kreun e komunës së Fratarit në Fier Viktor Cernavaku. Aktualisht ai mban detyrën e drejtori të drejtorisë së OSHEE në Fier.Më herët Çervanaku ka qenë funksionar i Partisë Socialiste për zonën e Fierit. Ai po ashtu, ka qenë pjesë e proceseve gjyqësore për vrasjen e Faik Myrtaj me 21 Janar.

Sipas policisë, jo më pak i rëndësishëm mes personave në hetim është edhe i vëllai i tij. Zenel Çervanaku i njohur si biznesmen me aktivitet në disa sektorë, dyshohet si personi që ka kryer edhe porosinë e ngarkesës me kokainë nëpërmjet kompaninë e tij.

Mes personave në hetim është edhe djalin i Viktorit, Denilson Cervanku.

Te arrestuar ne operacionin e 24 nentorit 2022

1- Viktor Çervanaku: Drejtor në Drejtorinë e OSHEE-së, ish-kryetari i njësisë administrative Frakull e Madhe

2- Zenel Çervanaku: Vëllai i Viktorit

3- Denilson Çervanaku: Djali i Viktorit

4- Enxhi Ferhati: E fejuara e Denilsonit

5- Nikolin Gjolena

6- Klajdi Vrioni (Kodra)

7- Julian Malaj

8- Redion Meshi

9- Bledar Matoshi

10- Marildo Rona

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *