• |
ide | kryesore

Provokimi me flamur ndaj Kosovës në dhomat e zhveshjes serbe: FIFA nis hetimin ndaj Serbisë

-Instant, Sport
flamur



FIFA ka hapur procedura disiplinore kundër Federatës Serbe të Futbollit në lidhje me një akt propagande politike. Një flamur që i referohej shtetit fqinj të pavarur të Kosovës, ishte varur në dhomën e zhveshjes serbe. Ky episod i shëmtuar ndodhi para se Serbia të luante kundër Brazilit të enjten. Ajo tregonte një hartë të Serbisë, që përfshinte territorin e ish-krahinës së saj dhe sloganin “Asnjë dorëzim”.

Lexo më tej: Video/ Richarlison shënon golin më të bukur në Katar: Brazili ‘shtyp’ Serbinë me dy gola e dy shtylla

Kosova është shtet i pavarur prej gati 15 vjet. Fotot e flmurit provokues kanë qarkulluar në rrjetet sociale. Ai flamur ishte vendosur mbi dollapët e Milos Veljkovic dhe Andrija Zivkovic para humbjes së tyre 2-0 ndaj Brazilit. Të shumtë kanë qenë të indinjuarit në Kosovë dhe Shqipëri. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ky gjest mund të sjellë një sanksion të tyre nga Federata ndërkombëtare e futbollit.



1 Comment

  1. Mos u habisni me serbet qe perdhosin flamurin tone kombetar, sepse sot ne Elbasan dhe publikisht e beri rilindasi Gjiknuri, i cili kremtoi atje Diten e Pavaresimit me flamurin mavi e shqiponjen e zeze.

    Kane shkuar aq larg ne tjetersimin e historise, vlerave, tradites e identitetit tone keta mavrite, saqe cenojne simbolin tone kombetar….

    Asgje nuk ndodh rastesisht…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *