• |
ide | kryesore

Të tjera ndryshime në Twitter

Paparazzi, Slider
Elon Musk



Veç shiritit blu në Twitter, Elon Musk ka njoftuar se javën e ardhshme në platformë do të vijnë edhe ata gri e të artë.

Të gjitha llogaritë e verifikuara do të marrin autenticitetit manualisht përpara se të shfaqet shiriti, shkruan “Sky News”. Musk ka sqaruar edhe domethënien e ngjyrave të tyre.

“E arta për kompanitë, gri për qeveritë dhe blu për individët (të famshëm ose jo). E dhimbshme, por e nevojshme”, shkroi Musk.

Në një postim të mëtejshëm, Musk shtoi se “Individët do të kenë një logo të vogël dytësore që të tregojnë se i përkasin një organizate nëse verifikohen si të tillë prej saj”. Megjithatë, një shpjegim më i detajuar do të vijë në javën e ardhshme.

Musk, 51 vjeç, është përballur me një sulm problemesh që nga marrja në dorë e mediumit social , i cili tashmë u detyrua të pezullonte lançimin e tij në Twitter Blue pasi u shtuan imituesit e të ashtuquajturave llogari “të verifikuara”.

Modelja Gigi Hadid çaktivizoi shpejt llogarinë e saj në Twitter, duke e quajtur platformën një “gropë të urrejtjes dhe fanatizmit”.

“Për një kohë të gjatë, por veçanërisht me lidershipin e saj të ri”, shkroi Hadid në Instagram të Musk. “Po bëhet gjithnjë e më shumë një gropë e urrejtjes dhe fanatizmit, dhe [sic] nuk është një vend ku dua të jem pjesë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *