• |
ide | kryesore

Tronditet Durrësi, shpërthim me eksploziv në një biznes

-Instant, Lajme, Të fundit



Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Durrës. Lënda plasëse ishte vendosur jashtë biznesit të qytetares Jonida Karaboja. Shpërthimi ka sjellë vetëm dëme materiale, ndërsa banorët e zonës janë shqetësuar nga zhurma.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë janë shoqëruar disa persona si të dyshuar.

Njoftimi i policisë: 

“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas. Vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *