• |
ide | kryesore

Video/ Szczesny heroi i Polonisë, Lewandowski goli i parë në një Botëror: 2-0 ndaj Arabisë Saudite e lojërat të hapura

-Instant, F1, Sport, Video
Szczesny



Polonia triumfon 2-0 ndaj Arabisë Saudite dhe mban gjallë shpresat për kualifikimin në 1/8. Në ndeshjen e dytë të grupit C në Katar vendosën një gol i mesfushorit Zielinski e një penallti e pritur nga Szczesny, përpara se Lewandowski të shënonte golin e tij të parë në një Botëror. Polonia me 4 pikë, e kalon pikërisht Arabinë Saudita të Renard, e ndalur në 3 dhe e paaftë të përsëriste arritjen e debutimit kundër Argjentinës.

Kërcënimi i parë ka ardhur nga skuadra saudite. Në minutën e 13′ Kanno gjeti hapësirë për të goditur me një të djathtë të fuqishme, e devijuar nga Szczesny. Minutat e tjera kanë vijuar nën nervozizëm dhe nën ngjyrën e verdhë të kartonëve. Kiwior, Cash, Milik, Malki u ndëshkuan nga arbitri. Një ndeshje e bllokuar, deri në minutën e 40′, kur Piotr Zielinski kaloi në avantazh përfaqësuesen polake. Pas një pasimi perfekt nga Lewandowski, mesfushori i Napolit e dërgoi topin në rrjetë. Arabia Saudite mund të rifutej në lojë me një penallti dy minuta nga fundi. Al Shehri u pengua pas një kontakti në zone, por arbitri vijoi lojën. Thirrja nga VAR ndryshoi vendimin, por jo rezultatin, sepse Szczesny priti goditjen e Al Daëasari, duke ruajtur avantazhin.

GOLI HISTORIK I LEWANDOWSKI

Pjesa e dytë nisi me Arabinë Saudite në kërkim të golit të barazimit. Në të 52 Kano nuk pati koordinimin e duhur në jkrosimin nga e djathta. Szczesny është i pakalueshëm për sauditët. Al Dawsari në të 55, por edhe Birakan dhe Kanno 5 minuta më pas nuk mposhtën dot portierin e Juventus. Përgjigja e polakëve erdhi me traverse e Milik dhe shtyllën e Lewandowski. Duket një mallkim i vërtetë për goleadorin, por në të 82 goli i shumëpritur erdhi. Duke përfituar nga një gabim në mbrojtje i Al Malki, sulmuesi i Barcelonës dyfishoi shifrat. Goli i parë në një Botëror për Lewandowski.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *