• |
ide | kryesore

Zëri Amerikës: Berisha s’ka ndryshuar plan për protestën e 6 dhjetorit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Tiranë, Partia Demokratike, ajo pjesë që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, bëri të ditur se nuk do të ndryshojë planet për të zhvilluar një tubim proteste pranë selisë së qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur në kryeqytetin shqiptar do të mbahet takimi i nivelit të lartë të Bashkimit Europian dhe Ballkani Perëndimor.

Vendimi u bë i ditur nga zoti Berisha, një ditë pasi policia e shtetit refuzoi kërkesën e opozitës për të zhvilluar një protestë pranë kryeministrisë, nën arsyetimin se kjo vendndodhje gjendet brenda perimetrit të sigurisë së takimit të nivelit të lartë të udhëheqëve evropianë e rajonalë.

Sipas policisë organizimi i një proteste në këtë zonë, përbën rrezik për sigurinë kombëtare.

Policia theksoi se është e gatshme të garantojë mbarëvajtjen e çdo tubimi, që do të mbahet jashtë perimetrit të sigurisë së takimit të nivelit të lartë. Brenda perimetrit të sigurisë për forcat e zbatimit të ligjit përfshihen sheshi Nënë Tereza, shëtitorja Dëshmorët e Kombit dhe disa rrugë në qendër të kryeqytetit.

Zoti Berisha pohoi se me këtë refuzim, policia po shkel Kushtetutën, pasi siç tha ai, protestuesve u kërkohet nga ligji vetëm të njoftojnë policinë për veprimtarinë e tyre.

Zoti Berisha tha se protestuesit do të denoncojnë korrupsionin dhe autoritarizmin e kryeministrit Edi Rama, dhe protesta me moton “E duam Shqipërinë si Europa” nuk do të cënojë në asnjë rast sigurinë e miqve europianë pjesëmarrës në takimin e nivelit të lartë./voa



8 Comments

  1. Une ushqehem vetem tek Nobu dhe Cipriani. Ceshtje intime si “kujt ja lepij” apo kush ma lepin bythen, i mbaj… pikerisht intime.

    Shiko… duhet kuptuar dicka themelore!

    Ne Shqiperi nuk ka te djathte apo te majte, nuk ka parti Demokratike apo Parti Socialiste.

    Ne Shqiperia ka nje grupim njerezish me inteligjence te ulet dhe te prapambetur perreth Sali Berishes dhe nje grupim tjeter njerezish JO me inteligjence te ulet dhe me te zhviilluar perreth Vetes ose Edi Rames.

  2. Kjo është ti kujtosh atij pafuqinë që ka, impotencën fizike dhe mbi të gjitha vdekjen e mekanizimit të shantazhit që ai ka përdoru 30 vite në politikë, dhuna mbi kundërshtarin.

    Ai është sot një plak i vetmuar që nuk ngre dot pantallonat e veta, ndërsa këta e këshillojnë “mos të ushtrojë dhunë”. Nuk besoj se ka gjë që e xhindos më shumë.

  3. Po ai kart e djegur eshte.
    Ca do pesoj me keq!
    C ka ngelur te bej, qe te ndihet gjall.
    Zgjedhjet asnje shans ti fitoj.
    Partin se mori dot.
    Nuk e begenis askush ne pernedim.
    Ca te bej ai???
    Vetem ate qe ka ber nga hera. Ngri tymnaj kot. Hidh balt nga te gjitha anet. Bej si i fort, kur e di qe nuk ke asnje lloj fuqie.
    Vari lesht me pak fjal. Humbje kohe me nje dordolec.

  4. Jorgaqis kariloqis ushqehet tek nobu dhe cipriani se eshte pjatalares,prandaj dhe kur komenton tregon inteligjencen qe ka tao tao dhe shoket e tij,se per vete eshte koqe kandari.

    1. Pjatalares tek Nobu apo Cipriani eshte vecse nje nder dhe oportunitet i madh.

      Puna nuk eshte turp.

      Sot pjatalares, neser ndihmes-kuzhinjer, pasneser kuzhinjer… dhe ne te ardhmen… pse jo… ne mes te Parisit “George Palikaris Restaurant”. 5 Stars Michelin!

      Nderkohe ty duke krujt koqet do te te lej e ashtu do te te gjej nqs. nuk fillon te kruash ballin.

  5. Pervec hajdut je dhe a buce sfrustruar a pederast mazokist o jorgo pith motra . O rracqir nuk ka vetem pensionista e patronazhista . Leni michelinat , golden card , black card , off shore , evozione , fshehje , ect ect hajdutlliqe kallaresh qe i di mir ti si ngrenes karragostash . Je pith motre inferior . zvarranik me lyre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *