• |
ide | kryesore

Arabia e çmendur pas Cristiano Ronaldo, 216 milionë euro për 3 vjet: vendimi final i takon CR7

-Instant, Sport
Ronaldo



Në Arabinë Saudite e kanë seriozisht për Cristiano Ronaldon. Al Nassr, një nga klubet më të rëndësishme në vend, ka dalë hapur për fenomenin portugez. Propozimi i klubit arab është kontratë trevjeçare me një vlerë totale prej 216 milionë eurosh. Al Nassr shpreson se pas turneut Ronaldo do të jetë i etur për aventura të reja. E pas bisedimeve të gjata me përfaqësuesit e tij, burime pranë klubit thonë se interesi i tyre është “më i fortë se kurrë”. Falë kontakteve të bëra gjatë verës, besohet se bisedimet janë në një fazë të avancuar. Megjithatë, fjala e fundit i takon CR7. Nëse ai vendos të pranojë ofertën, burime të CBS Sports thanë se akordi nuk do të merrte shumë kohë për t’u finalizuar.

PROPOZIMI ARAB

“Gjithçka është e mundur, do të doja të shihja Ronaldon të luante në kampionatin saudit – ishin fjalët e princit Abdulaziz për BBC -. Do të ishte mirë për kampionatin, për ekosistemin sportiv saudit dhe do frymëzojë të rinjtë për të ardhmen. Ai është një model për shumë fëmijë. E ka një bazë të madhe tifozësh këtu në Arabinë Saudite”, tha Ministrit të Sportit. Al Nassr është kthyer në presing, pas përpjekjes së dështuar të verës së kaluar. E tani, kanë vënë një mal me euro në tavolinë. E vetmja lëvizje që mund ta bindë 37-vjeçarin portugezi, aspak i tërhequr për të luajtur në një ligë modeste. Nga ana tjetër, siç nënvizon CBS, ajo arabe është e vetmja ofertë formale që i është dorëzuar Ronaldos, pas përfundimit të kontratës me Manchester United.

Lexo më tej: Ronaldo, një tjetër rekord, i vetmi në histori që ka shënuar në 5 Botërorë të ndryshëm

Ronaldo dhe menaxherët e tij nuk janë në asnjë ngut dhe shpresojnë për një Botëror të madh. Kjo është mënyra për të bindur disa klube të mëdha evropiane të dalin përpara me një ofertë. Në fakt, pavarësisht moshës 37 vjeçare, CR7 po demonstron edhe në Katar se nuk e ka humbur ndjesinë për golat dhe rekordet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *