• |
ide | kryesore

Bashkia e Tiranës i përgjigjet PD: Protestën bëjeni në sheshin “Skënderbej”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
bashkia



Pasi Policia e Shtetit refuzoi kërkesën e PD për mbajtjen e protestës së 6 dhjetorit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 6 dhjetor, ditën kur do të mbahet Samiti BE- Ballkani Perëndimor, Bashkia e Tiranës i propozon PD që protestën ta zhvillojë në sheshin ‘Skënderbej’.

Në përgjigjen e saj, Bashkia e Tiranës thotë se “për shkak të zhvillimit të samitit të BE, pjesa më e madhe e rrugëve në qytet do jenë në funksion të mbarëvajtjes së këtij samiti”. Për të mos cenuar të drejtën për tubime, ajo i propozon PD ta zhvillojë protestën pranë Sheshit “Skënderbej”.

Përgjigja nga Bashkia e Tiranës:

Në përgjigje të kërkesës suaj protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 41516, dt. 23.11.2022, nëpërmjet së cilës kërkoni leje për vendosjen e një foltoreje në kuadrin e organizimit të një tubimi protestë në bulevardin Dëshmorët e Kombitt, nga ora 12:00 deri në orën 16:00, si dhe bazuar në shkresën e bërë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me nr. E-431prot., dt. 24.11.2022, ku shprehet ndalimi organizimit të këtij tubimi për shkak se bie në kundërshtim me perimetrin e sigurisë të cituar në shkresën përkatëse, ju bëjmë me dije se kërkesa juaj nuk mund të miratohet.

Bashkia Tiranë, si njësi e vetëqeverisjes vendore, në territorin e së cilës do organizohet samiti Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor është e angazhuar me organizimin e këtij Samiti, sipas fushës së funksioneve që ajo mbulon.

Për sa më sipër, Bashkia Tiranë e ka të pamundur t’iu pajisë me një leje për zënien e hapësirës publike për zhvillimin e tubimit që ju kërkoni të zhvilloni në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Duke qenë se për shkak të zhvillimit të samitit të Bashkimit Evropian në qytetin e Tiranës, pjesa më e madhe e rrugëve në qytet do jenë në funksion të mbarëvajtjes së këtij samiti, duke mos cenuar të drejtën tuaj për tubime, ju propozojmë zhvillimin e tij pranë Sheshit Skënderbej.

Për sa me sipër, nëse jeni dakord me këtë propozim, na bëni sa me shpejt me dije, që Bashkia Tiranë të vijojë me lëshimin e lejes përkatëse për zhvillimin e këtij tubimi.



9 Comments

  1. Qelbesire bashki ne paskuqan ti jepte leje keti krimineli serb,spiun i komunizmit qe llagapi i tij flet shume salih karaxhic berisha

  2. E ka mbushur me kioska dhe hale eshte bere vendi se shurrosin ku ti vij
    Kioskat nuk kane uje dhe as lan duart njeri
    Hale vend

  3. Po si nuk u ngopet me kar Socialistesh mor Berishiste!

    Po sa te uritur paske qene mor burra!!!

    😅😅😅

  4. Mos genje, socialistet tani jane bythqira, tek tuk del ndonje qe i qi grate ose motrat patronazhistave.
    Pra jane ne kerkim te hajdarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *