• |
ide | kryesore

Belgjika, për kualifikimin duhet të zbusë Luanët e Atlasit: Maroku “firmos” edhe për barazimin

-Instant, Sport
Luanët e Atlasit



Duke synuar të vendosë të paktën një këmbë në fazën eliminatore, Belgjika vazhdon ndjekjen e trofeut të parë Botëror përballë Marokut. Në stadiumin Al Thumama rivalët e Grupit F vijnë pasi ndalën pa gola nënkampionët e botës të Kroacisë. Kaq mjafton si parlajmërim për Djajtë e Kuq, që mposhtën Kanadanë në ndeshjen e tyre hapëse plot polemika. Belgjika tani do të kërkojnë të zbusin Luanët e Atlasit, të cilët nuk ishin aspak inferiorë ndaj kroatëve në 0-0 e hapjes.

BELGJIKA

Belgjika e Roberto Martinez u kualifikua me lehtësi relativisht, duke arritur mesatarisht mbi tre gola për ndeshje në proces. Ata janë në Katar në një përpjekje të fundit për një trofe të madh. Por në përballjen me kombëtaren që kishte munguar në Kupën e Botës për gati katër dekada stonuan. Kanadaja impresionoi me rikthimin e tyre në skenën globale në Al Rayyan. Ata humbën një penallti të pritur nga Thibaut Courtois e u dënuan nga goli i Batshuayi. Por kanë keqardhjes e mos akordimit të dy 11 metërshave të pastër. Me Kroacinë dhe Marokun që barazuan pa gola më herët gjatë ditës, Belgjika qëndron në krye të grupit të saj. E sigurtë megjithatë është se belgët duhet të rrisin përpjekjet kur të përballen me kundërshtarë më sfidues.

Ka të ngjarë që Batshuayi të mbajë ende barrën përpara për një ‘Brez të Artë’ në moshë të vjetër. Në pritje të rikthimit të golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të Djajve të Kuq. Lukaku që ka shënuar 68 gola nga 102 paraqitje ndërkombëtare dhe pesë në 10 ndeshje të Kupës së Botës. Sulmuesi i Inter mund të jenë vendimtare për shpresat e tyre në Katar, në atë që mund të jetë hedhja e fundit e zareve për trajnerin Roberto Martinez. Belgët kanë ende ambicie për të përmirësuar vendin e tyre të tretë në 2018, por së pari duhet të kujdesen për kualifikimin. E duhet ta bëjnë kundër një vendi që e mundën 1-0 në të vetmen përballje të mëparshme në Botëror, në SHBA ’94.

MAROKU

Ndërsa Belgjika ka fituar tetë ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Botëror, Maroku e ka pasur shumë më të vështirë. Kështu që barazimi i ndeshjes së parë me Kroacinë, nënkampione e 2018, u festua si një fitore. Të lavdëruar për një paraqitje solide difensive në Al Khor, Luanët e Atlasit mbeten në lojë për kualifikimin në 1/8. Një objektiv i pranueshëm, pasi ata nuk kanë arritur as të kualifikohen në Kupën e Botës në katër prej pesë përpjekjet të fundit. Pa harruar se morën vetëm një pikë nga një grup i vështirë katër vjet më parë. Trajneri Walid Regragui ka pranuar se skuadra e tij nuk pritet të arrijë në 1/8, duke pasur parasysh kundërshtarët.

Maroku nuk ka arritur të shënojë në më shumë se gjysmën e ndeshjeve të Kupës së Botës. Luanët e Atlasit kanë shënuar në nëntë nga 17 deri më sot. Pas humbjes nga Egjipti në çerekfinalen e Kupës së Kombeve të Afrikës vitin e kaluar Maroku ndryshoi trajner. Vahid Halilhodzic, që kishte kontradikta me Hakim Ziyech dhe Noussair Mazraoui, u zëvendësua nga Regragui. Pas një fillimi pozitiv në Katar, ish-tekniku i Al-Duhail tani udhëheq kombin e tij në një ndeshje ku do pranonin edhe një pikë. Pastaj do të luanin gjithcka në një përplasje potencialisht vendimtare me Kanadanë. Me mbështetjen e zhurmshme të tifozëve marokenë të ardhur nga Afrika e Veriut dhe një komunitet i madh emigrantësh në Lindjen e Mesme, Maroku do të përballen me Belgjikën si në shtëpi.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Belgjikës:
Courtois; Alderweireld, Vertonghen, Dendoncker; Meunier, Onana, Witsel, Carrasco; De Bruyne, E. Hazard; Batshuayi

Formacioni i mundshëm i Marokut:
Bounou; Hakimi, Aguerd, Saiss, Attiyat-Allah; Ounahi, Amrabat, Amallah; Ziyech, En-Nesyri, Boufal



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *