• |
ide | kryesore

Covid-19/ Vetëm 8 raste të reja në vend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Covid-19, infektuar, covid

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me situatën epidemiologjike në vend të Covid-19.


Nga 278 teste të kryera kanë rezultuar pozitivë tetë qytetarë. Sipas MSH, në 24 orët e fundit nuk ka asnjë viktimë.


Njoftimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 278 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 8 qytetarë, në Bashkitë:

4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Elbasan.

Janë 164 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,458 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 27 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 278

Testime totale 2,008,580
Raste pozitive 332,216
Raste të shëruara 328,458
Raste Aktive 164
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 138
Gjirokastër 10
Fier 5
Berat 4
Vlorë 2

Shkodër 1
Elbasan 1
Kukës. 1
Dibër. 1
Lezhë. 1

Lexo më tej: Mbi 31 mijë raste me Covid-19 në Kinë, më i larti që nga fillimi i pandemisë


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.