• |
ide | kryesore

FOTO/ Neymar tregon gjendjen e kaviljes së dëmtuar, por mbetet entuziast: “Ecim para”

-Instant, Sport
kaviljes



Brazili është në ankth për rikuperimin e Neymar Junior. Sulmuesi i PSG u dëmtua në ndeshjen hapëse kundër Serbisë, të fituar 2-0 nga Selecao. Neymar pësoi një ndryshje të kaviljes dhe u pa pas ndeshjes me kaviljen e fryrë. Më pas testet e përjashtuan prezencën e O’Ney të paktën në dy ndeshjet e tjera të grupit.

Tifozët e 5 herë kampionëve të botës mbeten në pritje të përditësimeve për gjendjen e yllit të tyre. E duke parë postimin e bërë nga vetë braziliani, Botërori i Neymar mbetet në rrezik të madh për shkak të kaviljes. Një foto e publikuar nga Neymar në profilin e tij në Instagram. Një stry që tregon se kyçi i këmbës mbetet shumë i fryrë edhe shumë orë pas dëmtimit të ligamenteve të pësuar në ndeshjen kundër Serbisë.

Lexo më tej:Tronditet Brazili, Botërori në rrezik për dy yjet: ja sa do të mungojnë Neymar e Danilo

Brazili shpreson ta gjejë sërish për fazën finale, ku duhet ende të kualifikohet. Siç raporton mjeku i Selecao, gjendja e O’Ney duhet të monitorohet cdo ditë. Por vetë sulmuesi i Paris Saint-Germain nuk e ka humbur entuziazmin për t’u rikuperuar sa më shpejt: “Ecim para”, shkroi ai në të njëjtën story në rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *