• |
ide | kryesore

FOTO/ Wanda Nara e Mauro Icardi sërish bashkë: por nga Maldive ajo nuk “e zyrtarizon”

-Instant, Sport
Wanda Nara



Prej disa ditësh Mauro Icardi ka postuar foto së bashku me Wanda Nara në Instagram dhe mesazhi i fundit social është i pangatërrueshëm: “Ajo nuk ishte gruaja e jetës sime. Ajo ishte jeta ime e transformuar në një grua. Edhe historitë e Disney kanë një sezon të dytë”. Çifti, me pushime në Maldive, është bashkuar përsëri, pas ndarjes së kohëve të fundit. Edhe pse pritet konfirmimi i Wanda Nara. Për momentin ajo nuk ka postuar ende asnjë foto me sulmuesin e Galatasaray, apo mesazhe kushtuar atij…

Historia ishte e furishme dhe divorci kishte edhe mllef. Ndarja mes Icardi dhe Wanda Nara dukej përfundimtare dhe e pandreqshme. Futbollisti, fillimisht u përpoq të mohonte fjalët e gruas së tij, më pas u hodh në sulm, duke nxjerrë vrer në rrjetet sociale. Maurito madje u përfol se kishte shkarkuar Wanda Nara nga roli i menaxheres së tij. Sipas mediave turke, argjentinasi i ka bllokuar një çek 1 milion euro ish-bashkëshortes së tij. Historia pati shumë luhatje, por në fund sulmuesi i Galatasaray arriti ta rifitonte gruan e tij. Insistimi këtë herë dha fryt…

Lexo më tej: Nga “ka mbaruar prej dy muajsh” te “e dua Mauron”. Wanda i ngatërron gjërat fare: “L-Gante? Shok pune”

LIDHJA E SUPOZUAR E PUTHJET E DYSHUARA

E gjitha kjo, pasi në rrjetet sociale ‘mbinë’ fotot ku Wanda Nara puthet me një burrë tjetër, reperin e ri L-Gante. Këngëtari 22-vjeçar dhe sipërmarrësja argjentinase, menaxhere e ish-bashkëshortit Mauro Icardi, kishin kohë në një marrëdhënie të ngushtë. Kjo edhe për shkak të bashkëpunimit komercial mes të dyve. Një bashkëpunim që mesa duket kaloi në diçka më të qëndrueshme. Sipas dëshmitarëve, 35-vjeçarja argjentinase e shoqëroi reperin në një emision dhe më pas të dy u ndanë, duke shkëmbyer puthje, të sigurt që nuk do të shiheshin. Por siç duket ishte një krizë e kaluar dhe dyshja aq shumë e përfolur është kthyer bashkë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *