• |
ide | kryesore

Kate Middleton së shpejti në podcastin e Meghan Markle

-Instant, Paparazzi, Slider



Mundësia që Meghan Markle dhe Kate Middleton të lënë pas konfliktet mund të vijë së shpejti në podcastin Archetypes.

Raportet e fundit thonë se Meghan i kërkoi kunatës së saj Kate që të shfaqej si e ftuar në podkastin e saj, kur e gjithë familja u mblodh për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II. “Meghan i bëri një kërkesë Princeshës së Uellsit që të shfaqej në një episod të ardhshëm të Archetypes,” rrëfeu eksperti mbretëror Neil Sean. Sean komentoi se ideja është, nëse Kate pranon, t’i kushtohet asaj i gjithë episodi, në vend që të ketë të ftuar të shumtë siç ndodh në çdo episod.

“Ne nuk jemi shumë të sigurt se si ideja iu përcoll Kate. Por  sipas Markle, ajo ndjeu se ata po përparonin”, vazhdoi ai. Edhe pse asgjë nuk është konfirmuar, mundësia që kjo të ndodhë është e afërt. Thuhet se si Kate ashtu edhe Williams do të jenë në SHBA, në Boston, për Eartshot Awards, më 2 dhjetor. Pra, regjistrimi i podcast-it mund të jetë shumë shpejt.

Në rrjetet sociale, disa nga fansat e Kate i kanë kërkuar asaj që të mos shfaqet në podkastin e saj. “Kate, të lutem mos e bëj, do të të kthehet mbrapsht”, u shpreh njëri. Një fans tjetër shtoi: “Unë nuk mendoj se Kate do të ulet aq poshtë sa Meghan. Ajo ka shumë më tepër klas dhe inteligjencë”.

Arsyeja kryesore e grindjes mes Meghan dhe Kate daton që nga dasma e të parës me Harry-n, kur dukeshat e atëhershme patën një mosmarrëveshje për fustanet e shoqërueseve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *