• |
ide | kryesore

Kurti në Tiranë: Të përfshihemi në punët e njëri tjetrit, por jo për të penguar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kurti



Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbajtur fjalën e tij në seancën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës e Shqipërisë me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë. Në fjalën Kurtit nuk munguan mesazhet që reflektojnë raportet e brishta mes qeverive te Kosovës e Shqipërisë.  

““Ndarjet krahinore ishin pengesë e prapambetje atëherë, edhe sot ashtu janë. Duhet të gëzohemi kur përfshihemi sa më shumë në çështjet publike të njëri tjetrit jo për të prishur punë por për të ndihmuar. Na duhet të punojmë bashkë të mbajmë ide me njëri-tjetrin dhe të pranojmë kritikat e njëri-tjetrit – tha ai. 

Deklarata e pavarësisë, evidenton Ismail Qemalin si prijës republikan. Mendohet se deklarata është shkruar nga ministri i parë i Arsimit, Luigj Gurakuqi. Ndarjet krahinore ishin pengesë e prapambeturi atëherë siç janë edhe sot. Ndaj duhet të gëzohemi kur përfshihemi me njëri tjetrin. Duhet të përfshihemi, por jo për të penguar” – tha Kurti.

Politika e ekonomia nuk janë çifligje por kalaja ku vëmë të gjithë nga një gur. Duhet të jemi më shpesh bashkë. Jo vetëm në kremte, e jo vetëm ne politikanët. Të pranojmë perspektivat e ndryshme dhe të punojmë së bashku. 

Motra e vëllezër nesër shënojmë 110 vjetorin e pavarësisë ndërsa sot 25 vjetorin e shpalljes së UÇK në Llaushë. Bëjmë tani edhe për të ardhmen, nderojmë të kaluarën që na përbën sot dhe ecim bashkë. Në Kosovë i gëzohemi çdo suksesi të Shqipërisë, të çdo qeveria. Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj para. Urojmë që suksesit të Shqipërisë veç t’ju shtohen për çdo ditë të flamurit. Jam e sigurt se njëlloj gëzoheni edhe ju për sukseset tona.

Mesazh ata që kanë marrë rrugën e kurbetit. Kjo ditë është më së shumti e juaja. Jeni mbështetja më e madhe ekonomike për vendet tona. E di se atje nuk po shkoni nga qejfi, por nga halli. E di që ende nuk kemi bërë mjaftueshëm që t’ju bindim që të rrisni fëmijët në atdhe. Shqipëria bëhet, Kosova bëhet”, tha ai. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *