• |
ide | kryesore

Luftë guerile në Bruksel, tifozët e Marokut shkatërrojnë qendrën: përleshje me policinë

-Instant, Sport
guerile



Pas suksesit të kombëtares marokene kundër Belgjikës në Katar, qindra tifozë dolën në rrugë për të festuar. Një situatë “lufte guerile”, ku makina dhe motoçikleta të shumta janë shkatërruar. Ndërkohë policia ka ndërhyrë me mjete kundër trazirave.

Disa dhjetëra tifozë të rinj marokenë sulmuan rrugët që qendër të Brukselit dhe zonën Midi. Kjo ngjarje ndodhi pas fitores së sotme të kombëtares marokene ndaj Belgjikës në Kupën e Botës në Katar. Rezultati ishte një mbrëmje “lufte urbane”. Kjo solli reagimin e policisë me gazlotsjellës dhe makina ujëhedhëse. Shkatërrime të shumta që qendër të Brukselit sidomos në zonën midis Lemonnier dhe Place Bourse. Tifozët kanë hedhur gurë dhe fishekzjarre në drejtim të policisë, duke nisur një luftë guerile në rrugët e qendrës. Si rrjedhim janë mbyllur disa stacione të metrosë, Beekkant, Sainte-Catherine, De Brouckére, Gare Centrale.

Dëme dhe të lënduar

Një gazetar ka mbetur i plagosur në fytyrë nga fishekzjarrët, sipas njoftimeve nga policia. Bulevardi Anspach, rruga kryesore në qendër të qytetit, u mbyll dhe policia bëri apel për të shmangur zonën. Për arsye sigurie, stacionet e metrosë Beekkant, Sainte-Catherine, De Broucke’re dhe Gare Centrale janë mbyllur. “I dënoj fuqishëm incidentet, policia tashmë ka ndërhyrë me vendosmëri”, ka shkruar kryetari i bashkisë së Brukselit, Philippe Close. “I këshilloj tifozët të mos vijnë në qendër të qytetit. Policia po përdor të gjitha mjetet për të mbajtur rendin. U dhashë atyre urdhër për të vijuar me arrestimet administrative të përgjegjësve të përplasjeve”, shtoi ai.

Gjithçka ka ndodhur pas fitores së kombëtares së Afrikës së Veriut. Maroku ka mundur 2-0 Belgjikën me meritë duke u pozicionuar në vendin e dytë të Grupit F. Ky grup kryesohet nga Kroacia me pikë të barabarta me Marokun 4, por me golavarazh më të mirë.

Lexo më shumë: Video/ Belgjika “e vjetër” për të qenë Djall: Maroku e mposht 2-0 dhe i rrezikon kualifikimin



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *