• |
ide | kryesore

Marsela Çibukaj fiton ‘Kënga Magjike 2022’

-Instant, F1, Paparazzi



Marsela Çibukaj është fituesja e edicionit të 23-të të festivalit “Kënga Magjike”, me këngën ‘I paftuar’. Çmimi i dytë shkoi për artisten Michael Paluca me këngën “Një përqafim”, ndërsa i treti për Anxhela Peristerin me këngën “Një kalimtar”.

“Ajo Marsela pak topolake që vinte nga Italia dhe këndonte me emocion Adele apo Billie Jean. Ajo për të cilën ju duartrokitët dhe ju erdhi keq që nuk mori çmimin e parë. Ajo që sot pas 12 vitesh në Shqipëri  është këtu përpara jush. Shumë vite më parë isha thjesht një fëmijë emigrantësh. Mes shumë sakrificash dhe vështirësish kërkonte të blinte një mikrofon apo një kitare me ëndrrën që një ditë mund të mbërrinte në skena të mëdha. Ja ku jam këtu, në një skenë gjigante, e emocionuar më shumë se kurdoherë tjetër. E njëjta Marselë, që prej 12 vitesh me forcat e saj në Shqipëri, pa shtyrjen apo ndihmën e askujt përveçse të zërit dhe të shpirtit, është munduar t’ju jap zë dhe shpirt maksimalisht dhe pakursim gjithmonë. Në cdo mbrëmje, në çdo koncert , në çdo skenë , në ato të voglat apo të mëdhatë. Jam mundur t’ju dhuroj artin tim. Në këmbim kam marrë gjithmonë dashurinë tuaj”,shkroi Marsela në Instagram disa orë më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *