• |
ide | kryesore

PAMJET/ Identifikohet njëra nga 2 vajzat që humbën jetën në autostradë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
2 vajzat



Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në autostradën Durrës – Tiranë. Policia tha se Arbër Tivari, 26 vjeç ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë kanë humbur jetën 2 vajzat që ishin pasagjere në këtë automjet.

Drejtuesi i tij është plagosur rëndë. Deri tani është identifikuar vetëm njëra nga 2 vajzat. Ajo është Silva Gjergji, 26 vjeçe. Vajza tjetër është ende e paidentifikuar.

Siç duket edhe nga pamjet makina është përplasur për disa metra me trafikndarësen. Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje. Ai po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën. ©LAPSI.al

vajzat

vajzat
vajzat



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *