• |
ide | kryesore

Përfshihet nga flakët magazina në Kurbin, banori: E thirrëm zjarrfikësen, por erdhi pa ujë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një magazinë ku ruhej bazë ushqimore për bagëtitë është përfshirë nga flakët në fshatin Zheje të Kurbinit. Nuk dihet ende sesi është aktivizuar vatra e zjarrit ndërsa pranë magazinës ndodhen tre banesa, por për fat të mirë nuk ka të lënduar apo viktima.

Ndërkohë, një banor, Tan Rrika është shprehur se zjarrfikësja erdhi në vendin e ngjarjes pasi u lajmërua, por ujë nuk kishte. Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes duket se flakët janë ende aktive ndërsa përpos zjarrfikësve zjarrin po mundohen ta shuajnë edhe banorët.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *