• |
ide | kryesore

Rama vlerëson Thaçin dhe Rugovën në krah të Kurtit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij gjatë seancës së përbashkët të mbajtur mes deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Kreu i qeverisë së Tiranës u fokusua fillimisht tek rritja e bashkëpunimit mes 2 vendeve.

“Marrëdhëniet nuk janë thjesht të shkëlqyera, por edhe produktive. Më shumë seç kanë qenë ndonjëherë tjetër. Këtë e tregojnë faktet dhe vullneti e rritja e aftësisë për ta zbatuar në praktikë bashkëpunimin në interes reciprok.

Në fillim të vitit të ardhshëm, ne fillojmë dhe hapim garën për Portin e ri të Durrësit, që do ndërtohet në Porto Romano, nëse çdo gjë shkon sipas planit, në fillimin e 6 mujorit te dytë të vitit të ardhshëm ne do jemi në kantier, do jetë port i përbashkët, i shtrirë në Prishtinë e në Strugë. Për hekurudhë tjetër jemi në diskutime në bashkëpunim me Qeverinë e Maqedoninë e Veriut. Shpresoj të na bashkohen në projektin përfundimtar, pasi kemi parashtruar konceptin” – tha Rama.

Për të vënë ndoshta në siklet Kurtin, Rama nuk la pa përmendur edhe 2 kundërshtarët politikë të tij, Ibrahim Rugovën dhe Hashim Thaçin.

“Dy emra do sjell në vëmendje, pa të cilët nuk do ishte kjo ditë. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Të dyja lidhen me Kosovën. Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi. I pari u nda nga ne pak kohë më parë duke e përmbushur misionin e tij. Ndërsa Thaçi është i ndarë përkohësisht nga ne” – tha Rama. ©LAPSI.al



22 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *