• |
ide | kryesore

Shqipëri-Kosovë në një Kuvend për 110-vjetorin e Pavarësisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ka nisur në Kuvend, mbledhja e parë e përbashkët Shqipëri-Kosovë, e organizuar në prag të 110-vjetorit të Pavarësisë. E para që ka marrë fjalën është kryeparlamentarja Lindita Nikolla e cila do të pasohet nga homologu i saj, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit Edi Rama, i cili do të pasohet nga homologu i tij, Albin Kurti. Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur mëngjesin e së dielës  në ambientet e Kuvendit do të mblidhen bashkë qeveria e Kosovës me atë të Shqipërisë me rastin e  110-vjetorit të Pavarësisë.

Ndërsa prezantohej me punimet e sjella nga delegacioni i Kosovës, Berisha tha se aty mungonte një stendë e zezë ku të vendoseshin personalitetet antikombëtare. Si të tillë, kryedemokrati listoi Ramën dhe diktatorin Enver Hoxha, ndërsa shtoi se historia duhet parë me të gjitha dritëhijet e saj.

“Do të doja të kishit një stendë të zezë ku të vendoseshin personalitetet antikombëtare të tipit, Enver Hoxhës dhe Edi Ramës, si vëllahut të Vuçiçit që i thotë ky për të tall kosovarët. Historinë duhet ta shohim siç është me të gjitha dritëhijet e saj. Faleminderit për punën që keni bërë,” u shpreh Berisha.



1 Comment

  1. Me e lehte eshte te mbledhesh pleshtat ne nje thes se sa dy tre shqiptare , ka pas thene mitiku fan noli , gjenetika e shqiptareve eshte shqyerja e njeri tjetrit dhe gadishmeria per ti sherbyer te huajit, ….sjkurt race primitive pa vlera shoqeri ndertuese po ashtu edhe qeverisese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *