• |
ide | kryesore

Vdekja e papritur e ministrit bjellorus, Kievi: E helmuan rusët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ministrit



Lajmet u përhapën brenda natës për vdekjen e ministrit të Jashtëm të Bjellorusisë Vladimir Makei. Agjencia shtetërore e lajmeve e vendit tha vonë të shtunën se ai vdiq “papritmas”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se zyrtarët e ministrisë ishin “të tronditur” nga lajmi për vdekjen e ministrit. Bjellorusia lejoi Rusinë të nisë pushtimin e Ukrainës nga vendi i tyre në fillim të këtij viti.

Makei ishte në post që nga viti 2012. Ai ishte 64 vjeç. Këtë vit ai mbrojti lidhjet e Bjellorusisë me Rusinë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të OKB-së.

“Bjellorusia quhet ‘bashkëpunëtor i agresorit’ apo edhe një palë në konflikt. Ne kemi thënë dhe vazhdojmë të themi: Bjellorusia nuk e ka mbrojtur kurrë luftën. Por ne nuk jemi as tradhtarë! Ne kemi angazhime aleate dhe po ndjekim me përpikëri dhe do të ndjekim frymën dhe shkronjën e traktateve ndërkombëtare në të cilat jemi palë” – tha ai.

Në krahun tjetër Kievi thotë se ai është helmuar nga Moska. Shkak sipas ukrainasve u bënë fjalët se ai kishte nisur mendonte ndryshe dhe po përpiqej për t’i dhënë fund luftës. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *