• |
ide | kryesore

Video/ Fullkrug shpëton Gjermaninë… për momentin: barazoi golin e Morata, gjithçka e hapur në Grupin E

-Instant, F1, Sport, Video
Fullkrug



Përfundoi 1-1 e ashtuqujtura finale e parakohshme mes Spanjës e Gjermanisë, ndeshja e madhe në Grupin E të Botërorit 2022. Skuadra e Luis Enrique dominoi për sa i përket zotërimit të topit, por për të thyer murin gjerman duhej pritur devijimi inteligjent i Morata në minutën e 62-të. I mjaftuan pak minuta pas aktivizimit sulmuesit të Atletico Madrid për të mposhtur Neuer. Golit të spanjollit, megjithatë, iu përgjigj një tjetër zëvendësues, Fullkrug. Sulmuesi i Werder Bremen, shënuesi më i mirë i Bundesligës, mposhti Simon në minutën e 83. Silura e numrit 9, që shënoi prirazi, e shpëtoi skuadrën e tij nga humbja e dytë në dy ndeshje. Gjithçka do të vendoset në ditën e fundit për kualifikimin në fazën e 16 më të mirëve.

Një ndeshje e fundit në të cilën dy kombëtaret padyshim do të mbërrijnë në kushte shumë të ndryshme. Spanjës do t’i mjaftojë një barazim me Japoninë për të shkëputur të drejtën për të shkuar në 1/8. Ndërsa Gjermania do të detyrohet të fitojë kundër Kosta Rikës, ndoshta me shumë gola për të shmangur surprizat. Si e tillë mund të jetë një sukses i kombëtares japoneze përballë iberikëve. Një mision krejtësisht i arritshëm për autoblindën gjermane, e cila megjithatë konfirmon veten si një ekip plot limite, jo vetëm në aspektin realizues.

Barazimi mes Spanjës dhe Gjermanisë u vendos nga Morata dhe Fullkrug. Ndeshje argëtuese dhe një rezultat që kënaq më shumë Furitë e Kuqe. Skuadra e Luis Enrique është tashmë në kuotën e 4 pikëve dhe një hap larg 1/8. Mund të mos mjaftojë për gjermanët, ndërkohë, të mposhtin Kosta Rikën në ndeshjen e fundit.




2 Comments

  1. VAR-i eshte gjeja me idiote qe eshte shpikur ne futboll! Sidomos ai momenti kur festohet, dhe me pas shkerdhehen emocionet si pa gje te keq! Shume depresive!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *