• |
ide | kryesore

Zendaya dhe Tom Holland, drejt martesës

-Instant, Paparazzi, Slider



Zendaya dhe Tom Holland po e marrin seriozisht lidhjen e tyre.

Pavarësisht se  dyshja e ka mbajtur romancën e tyre larg medias, dashuria e tyre duket të jetë më e fortë se kurrë. Madje mund të jenë gati për ta çuar romancën e tyre në një nivel tjetër. “Zendaya dhe Holland po planifikojnë absolutisht një të ardhme reale së bashku” sipas US Weekly.

Cifti u takua në setin e filmit “Spider-Man: Homecoming”. Holland portretizoi Peter Parker, dhe Zendaya luajti Michelle Jones, e njohur si MJ, interesi i tij i dashurisë. Pavarësisht se u përpoqën ta mbanin romancën e fshehtë , lidhja u bë publike kur të dy u panë me njëri-tjetrin në korrik 2021. Aktori ka folur më parë për mungesën e privatësisë që kanë të famshmit kur bëhet fjalë për takimet. “Një nga anët negative të famës sonë është se privatësia nuk është më në kontrollin tonë. Një moment që ju mendoni se është mes dy njerëzve që e duan shumë njëri-tjetrin, kthehet në një moment që ndahet me të gjithë botën,”  tha ai për revistën GQ në nëntor. Tom tregoi gjithashtu mbështetjen e tij për aktoren teksa ajo pozoi për kopertinën e Vogue Italia.

Marrë nga: Fox News

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/06/16/zendaya-reagon-ndaj-aludimeve-se-eshte-shtatzane/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *