• |
ide | kryesore

110-vjetori i Pavarësisë, Antony Blinken uron popullin shqiptar

-Instant, Lajme, Të fundit
Antony Blinken

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka uruar popullin shqiptar në emër të SHBA-së. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Blinken shkruan se është i nderuar që të urojë popullin e Shqipërisë për 110-vjetorin e Pavarësisë. Ai shton se SHBA është krenare që qëndron krah me shqiptarët.


Bliniken shkruan më tej se uron Shqipërinë për arritjen e hapjes të negociatave me BE në korrik. Ai thotë se SHBA mbetet e përkushtuar përgjatë rrugës së Shqipërisë transatlantike.  Zyrtari i lartë nënvizon se SHBA po punon krah me Shqipërinë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të gjitha sfidat e tjera.


Shtetet e Bashkuara kanë qenë të nderuara të punojnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ju vazhdoni të jepni kontribut të rëndësishëm në skenën botërore. Shqipëria ka shfaqur lidership dhe guxim duke mbështetur Ukrainën. Kjo duke vënë në dukje veprimet e aktorëve keqdashës në Evropë dhe në mbarë botën. Kontributet e çmuara të Shqipërisë si aleate e NATO-s ndihmojnë në mbajtjen e Aleancës të fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Shtetet e Bashkuara falënderojnë gjithashtu Shqipërinë për partneritetin dhe mbështetjen e saj gjatë zhvendosjes së afganëve.

Ne urojmë Shqipërinë për arritjen e hapjes të negociatave me BE në korrik. Mbetemi të përkushtuar për t’ju mbështetur përgjatë rrugës suaj transatlantike. Së bashku, po punojmë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të siguruar energji. Ndërkohë çojmë përpara agjendën tonë të përbashkët klimatike për Evropën dhe për të forcuar mbrojtjen kibernetike. Teksa hyjmë në shekullin tjetër të marrëdhënieve tona, ne jemi krenarë të qëndrojmë krah për krah me popullin shqiptar” shkruan Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony J. Blinken


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.