• |
ide | kryesore

Dëshmitë/ Si ndodhi përplasja në PD-në e Laçit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
mbledhjen



Janë mësuar detaje të reja nga përplasja në mbledhjen e kryesisë së PD-së së Kurbinit. Aty po diskutohej për kandidatët që do të hyjnë në Primaret e kësaj force për zgjedhjet e majit të vitit të ardhshëm. Përplasja ka qenë mes Kastriot Markut, nënkryetar i kësaj dege të PD-së dhe Van Ricës, anëtar i kryesisë.

Nga dëshmitë e dhëna në polici thuhet se debati është ndezur megjithëse anëtarët e tjerë kanë tentuar t’i qetësojnë. Rica ishte mbështetës për njërin nga kandidatët në Primare. Për këtë arsye ata i kanë kërkuar anëtarit Van Rica që të lërë mbledhjen derisa gjendja të sqarohet.

Por në korridor ai ka nxjerrë një pistoletë që mbante me vete dhe ka qëlluar në ajër. Më pas 53-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes përpara se aty të mbërrinte policia. Mbledhja është ndërprerë për shkak të situatës së krijuar. Fatmirësisht nuk pati të lënduar. Policia e Kurbinit tha se Rica është shpallur tashmë në kërkim.

Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Policia shoqëroi në komisariat disa prej personave të pranishëm gjatë konfliktit. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe pistoleta me të cilën dyshohet se u qëllua. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Policia zbardh EMRAT/ Kush qëlloi me armē në Primaret e PD-së së Laçit



8 Comments

  1. Keta jan kontigjent i Lulit.
    Se ai eshte i dhunshem dhe i bler.
    Njerzit e sali berishes, nuk i bejn kurr keto gjera. Ai rrethohet vetem nga njerez intelektual dhe te kulturuar.
    Nuk na mashtron dot me, o Lul.

  2. O polici shkerdhat.
    Po c ju duhet qe nderhyni ne punet tona. Ne keshtu i zgjidhim problemet tona.
    Dhe keshtu do zghidhim dhe problemet e popullit, kur te vi sali berisha (qe i henksha zemren).

  3. Konflikti i kandidatëve të primareve të Berishës, arrestohet autori pasi qëlloi me armë në selinë e PD në Kurbin,cecenet e skifteret ne sulm per votat e salihut qe te zgjidhet krye ceceni i foltores ne Lac

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *