• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Të shtënat e armēve në Laç pas mbledhjes së PD për Primaret

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
person së PD tritol



Të shtëna me armē janë raportuar pasditen e sotme në Kurbin. Burime në vendin e ngjarjes thanë se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar në ajër me armē zjarri. Sipas të njëjtave burime, ngjarja ka ndodhur pas një mbledhje të degës së PD-së lokale.

Mësohet se aty po diskutohej për primaret që do të mbahen për të zgjedhur kandidatët e PD për në zgjedhjet lokale. Mesa duket gjakrat janë nxehur dhe fjalët ua kanë lënë vendin armëve.

Është ende e paqartë se kush është konfliktuar dhe kush qëlloi me armë. Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Atje kanë shkuar forca të policisë që po marrin dëshmitë për rastin. Raportohet se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Lajm në përditësim…

©LAPSI.al

LEXO EDHE: Lajm i fundit/ Të shtëna armēsh në Laç



2 Comments

  1. Kjo parti qe lindi si parti e shpreses,fatkeqesisht u kthye ne parti banditesh me ne krye kryebanditin Sali Ram Berishoviç…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *