• |
ide | kryesore

Elon Musk: Do të nxjerr në treg një smartphone të ri

-Instant, F1, Stil



Elon Musk ka zbuluar nuk është kundër idesë së krijimit të smartphon-it të tij. Ai iu përgjigj sugjerimit të Liz Wheeler se  duhet të krijojë një telefon të ri nëse gjigantët e teknologjisë zgjedhin të heqin Twitter nga dyqanet e tyre të aplikacioneve.

Wheeler vuri në dukje se përpjekja nuk do të ishte një sfidë për një njeri që ndërton raketa për në Mars. Gjithashtu  pohoi se “gjysma e vendit me kënaqësi do të hiqte dorë nga iPhone dhe Android. Musk tha se ai po e mendon idenë si mjetin e fundit.“Sigurisht që shpresoj që të mos bëhet kështu. Por, po, nëse nuk ka zgjidhje tjetër, do të bëj një telefon alternativ”, ka shkruar ai.

Musk është përballur me reagime për mbrojtjen e kufizimeve të dobëta pas marrjes së Twitter muajin e kaluar. Miliarderi  bëri thirrje që llogaritë që nuk kanë “thyer ligjin” do të lejohen të kthehen në platformë.

Në të kaluarën, Twitter ka zbatuar ndalime në llogaritë për; përmbajtje të dyshimtë, keqinformim, ekstremizëm, kërcënime dhe shkelje të privatësisë ose të drejtës së autorit. Themeluesi i Tesla-s tashmë ka anuluar ndalimet për figurat e diskutueshme, përfshirë Donald Trump, llogaria e të cilit u ndalua për fjalim të rrezikshëm pas sulmit të 6 janarit në Kapitol./Lapsi.al

Marrë nga: Independent

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/11/20/fbi-ngre-alarmin-per-tiktok-rrezikon-sigurine-e-perdoruesve/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *