Kim Kardashian është duke “rivlerësuar” marrëdhënien e saj me Balenciaga. Lajmi vjen pasi marka tërhoqi reagime për prodhimin e një fushate reklamuese ku shfaqeshin fëmijë.
Ako theu heshtjen e saj në një deklaratë në Twitter pasi fansat kishin kërkuar që të denonconte shtëpinë luksoze të modës për disa ditë.
“Kam qenë e qetë ditët e fundit. Kjo jo sepse nuk kam qenë e neveritur dhe e indinjuar nga fushatat e fundit të Balenciaga-s. Por sepse doja një mundësi për të folur me ekipin e tyre. Për të kuptuar vetë se si mund të kishte ndodhur kjo,” shkroi ajo. “Si nënë e katër fëmijëve, jam tronditur nga imazhet shqetësuese. Siguria e fëmijëve duhet të trajtohet me respektin më të lartë. Cdo përpjekje për të normalizuar abuuzimin e fëmijëve nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tonë.
“Unë e vlerësoj heqjen e fushatave nga Balenciaga dhe faljen”, vazhdoi Kardashian në Twitter. “Duke folur me ta, besoj se kuptojnë seriozitetin e çështjes dhe do të marrin masat e nevojshme që kjo të mos ndodhë më kurrë. Sa i përket të ardhmes sime me Balenciaga, aktualisht jam duke rivlerësuar marrëdhënien time me markën, duke e bazuar atë në gatishmërinë e tyre për të pranuar përgjegjësinë për diçka që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë në fillim . Po shoh veprimet që pres të ndërmarrin për mbrojtjen e fëmijëve”./Lapsi.al
