• |
ide | kryesore

Lajm i fundit/ Të shtëna armēsh në Laç

-Instant, Arkiva, Lajme
banese shtëna Shkodër tiktok Krujë, Kamëz



Të shtëna me armē janë raportuar pasditen e sotme në Laç. Burime në vendin e ngjarjes thanë se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar në ajër me armē zjarri.

Më pas ai është larguar nga vendngjarja duke humbur gjurmët. Raportohet se nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Ende nuk dihet identiteti i autorit apo arsyet e ngjarjes. Sipas të njëjtave burime në Laç, policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit. Policia ende nuk ka sjellë një njoftim zyrtar për ngjarjen. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *